Qeveria po sheh mundësinë që me 20 milion lekë në dorë, të mund të zgjidhë çështjen e banesave të dëmtuara ose të shembura në fshatra, si pasojë e tërmetit. Kjo u tha në mbledhjen e mëngjesit të kabinetit, drejtuar nga vetë kryeministri Rama.
“Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë, t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat”, tha shefi i qeverisë.
Nga ana tjetër, qeveria vendosi që të paguajë një vit qeranë për të pastrehët.
“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë, hyjnë në ditët në vijim”, qartësoi Rama. /tesheshi.com/