Tre të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur ka qenë bilanci i një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë Rihter që goditi Osakën dhe pjesë të tjera në perëndim të Japonisë.
Viktimat janë një vajzë 9-vjeçare dhe dy gra të moshës 80 dhe 85 vjeçe.
Tërmeti që ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, dhe shkaktoi ndëprerjen e energjisë elektrike, ujit dhe gazit në atë zonë dhe bllokoi trafikun.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 13 kilometrash në veri të Osakës, duke shkaktuar dhe çarje toke. /tesheshi.com/