Edhe pse ka një tërheqje nga protesta e studentëve e greva e padagogëve, kryeministri Rama e ka mbajtur të ndezur debatin.
Gjatë një presence në Universitetin e Korçës, Rama nuk ngurroi të përdorë deri cilësimin “sharlatanë” për disa pedagogë, si për reagim ndaj një kërkesë për mosdenigrim të tyre, gjendur tek kërkesat e atyre të Filologjikut në Tiranë
“Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve, kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit”, u tha Rama studentëve.
Për këta të fundit pati dhe një porosi që të mos ndalen pasi rregulluan çështjen e tarifave.
“Nëse ju dorëzoheni, harroni dhe mjaftoheni me lekët. titujt aklademikë nuk kanë për tu vlerësuar. Dhe pedagogët sharlatanë që ju i keni pasur në qafë do i lini në qafë atyre që vinë pas jush”, theksoi shefi i qeverisë.
Ai gjithashtu u kërkoi studentëve që ta vijojnë dialogun, me apo pa protesta.
“Pakti për Universitetin…unë e kam thënë që ditët e para, duhet të flasim. Kjo gjë është shumë përtej asaj që duket dhe këto pika janë të pamjaftueshme. Nëse nuk flasim rrezikojmë të zhbëjmë potencialin e protestës studentore. Deri më tani vetëm nga komunikimi kemi bërë shumë përmirësime të vendimeve sepse në momentin zero ka patur lloj lloj kategori studentësh që s’i kemi marrë parasysh sepse kërkesa ka qenë tepër e përgjithshme”, theksoi Rama. /tesheshi.com/