Trupat amerikane mund të tërhiqen plotësisht nga Afganistani në tre deri në pesë vjet, shkruan New York Times, duke shtuar se negociatat po zhvillohen aktualisht midis SHBA dhe talebanëve në Doha.
“Sipas planit të ri të Pentagonit të propozuar në bisedimet e paqes, të cilat mund të rezultojnë në ndarjen e pushtetit mes qeverisë në Kabul dhe talebanëve, forcat e mbetura amerikane do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani në tre deri në pesë vjet”, shkruan gazeta në fjalë.
“Plani do të jetë që numri i trupave amerikane në muajt e ardhshëm të përgjysmohet dhe forcat e mbetura të bashkohen me operacionet anti-terroriste”, shton teksti.
Aktualisht, në Afganistan ka rreth 14,000 trupa amerikane, të cilat ofrojnë mbështetje ajrore për forcat afgane të sigurisë dhe gjithashtu mbikëqyrin operacionet kundër terrorizmit. /tesheshi.com/