Këshilltari special i presidentit turk Erdogan dënoi incidentet e dhunshme që ndodhën në Paris pas vrasjes së tre kurdëve, duke pretenduar se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte përgjegjëse për dhunën.
“Është PKK në Francë,” pohoi Ibrahim Kalin, duke postuar në Twitter foto të makinave të përmbysura dhe të djegura. “E njëjta organizatë terroriste që ju po mbështesni në Siri”, shtoi këshilltari i Erdogan.
A white supremacist killed at least 3 people in a Kurdish cafe in Paris. Kurdish community is protesting, chanting anti-Turkey and anti-Erdogan slogans and asking for better protection from French authorities. pic.twitter.com/bEDdNrE2Dl
— Ashok Swain (@ashoswai) December 23, 2022
Kujtohet se dje kanë shpërthyer sërish incidente në qendër të Parisit, gjatë protestës së kurdëve për sulmin racist ndaj bashkatdhetarëve të tyre. Të grumbulluarit kanë përmbysur automjetet, të paktën një veture është djegur dhe zjarre të vogla janë ndezur pranë sheshit Demokracia. Shefi i policisë së Parisit tha se u arrestuan 11 dhe rreth 30 persona u plagosën lehtë.
Clashes broke out in central Paris after a gunman killed at least three people and wounded others at a Kurdish community center, a cafe and a hair salon in what officials said was a racist attack. https://t.co/jawyyOwXfu pic.twitter.com/e6DhLaUrGU
— The New York Times (@nytimes) December 23, 2022
Përplasjet me forcat e sigurisë vazhduan për rreth dy orë, derisa grumbullimi u shpërnda. /tesheshi.com/