Berisha sulmoi sërish partneritetin e ngushte Shqipëri-Turqi nën qeverisjen e PS-së, duke mos e pranuar “vëllazërinë” Rama-Erdogan e fokusuar në sulme te ky i fundit.
Duke përkthyer mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” e një kopshti gjithashtu të këtij institucioni arsimor gulenist, si vasalitet të Ramës ndaj presidentit turk, Berisha “lëshoi gojën” edhe duke thënë naivitete të tilla si:
“U them shqiptarëve se Islami shqiptar është Islam perëndimor. Ka një histori të lavdishme që nga qëndrimi për alfabetin dhe vendimi për përkthimin e Kuranit, vendime që i kanë dhënë fizionominë e Islamit evropian.
Duhet të qartësojmë, kemi specifikat tona. Jemi komb pluri-religjioz. Vëllezër jemi vetëm me njëri-tjetrin. Vëllazëria është brenda kombit, jo jashtë kombit”.
Berisha tha më konkretisht për Erdogan: “Dua t’i them haptas, presidentit të Turqisë, se puna që bën për pushtetin e Edi Rramës, është në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve”. /tesheshi.com/