Kanë dalë në media emrat e LDK-së të përzgjedhur për kabinetin “Kurti”, i cili pritet të marrë votëbesimin në parlament të hënën. Orë pas shpalljes së marrëveshjes, merret vesh që nga partia e Isa Mustafës, porcioni i tij në “tepsinë” e qeverisë do ketë këto emra:
Avdullah Hoti – Zv/Kryeministër
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Siç shihet, mungon emri kryesor, ai i Vjosa Osmanit. Kjo e fundit është nominuar për Kryetare Kuvendi, pra në vend të Glauk Konjufcës, por që përflitet se nuk ka pranuar, duke dëshiruar më tepër që të drejtojë Rendin – Ministrinë e Brendshme. Gjithsesi, këto mbeten spekullime për momentin.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre nga LDK. /tesheshi.com/