Një qenush i pastrehë i quajtur Misha u zgjua në spital pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Kur i doli anastezia, ai u frikësua dhe nisi të qante. Asistenti i kirurgut e dëgjoi, e mori qenin në krahët e tij dhe e çoi në një vend të qetë.
Veterineri e mbajti qenin afër dhe me delikatesë i këndoi një ninullë si të ishte një foshnjë e vogël derisa Misha u qetësua.
Një vullnetar, i cili po kalonte pranë, filmoi momentin emocional me telefonin e tij.
Misha u dërgua në një strehë kafshësh në Baltimore ku dhe më pas u adoptua nga një familje e re, e cila i vendosi emrin Mandy. /tesheshi.com/