Tensionet e rishpërthyera në Gaza kanë ofruar pamjen e një rasti të pazakontë kur një autobus ushtarak izraelit është goditur nga Hamasi.
Kjo ndodhi në lindje të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke thënë se e vetmja pasojë ishte plagosja e një ushtari.
Nga ana tjetër, aviacioni izraelit shkatërroi ndërtesën e TV Al Aqsa, kanali televiziv i Hamasit, por për momentin nuk ka të dhëna për viktimat. /tesheshi.com/
https://youtu.be/cGAG5agFwEs