Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

    Pamje: rrufeja gjynjëzon Kubën

    Pamje: rrufeja gjynjëzon Kubën

    A mjafton gjaku i Kosovës për Serbinë?

    A mjafton gjaku i Kosovës për Serbinë?

    Serbët, tjetër “luftë” në Veri ndaj Policisë së Kosovës

    Serbët, tjetër “luftë” në Veri ndaj Policisë së Kosovës

    Era komplot: ura më të cilën BE shpërfilli Bosnjën e Srebrenicës

    Era komplot: ura më të cilën BE shpërfilli Bosnjën e Srebrenicës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Tensione të reja diplomatike mes SHBA e Rusisë

Nga te Sheshi
01/09/2017
në Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Takimi Trump-Putin: pritshmëritë e dy presidentëve, ndërsa hollohet shpresa për bashkëpunim
5
SHPËRNDARJE

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko, duke rritur tensionet diplomatike që kanë pasuar urdhrin e Moskës për zvogëlim të personelit diplomatik të SHBA-së në Rusi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se dy ndërtesa të tjera diplomatike në Uashington dhe Nju Jork, të shfrytëzuara si anekse të tregtisë, duhet të mbyllen.

“Në frymën e barazisë, që kanë nxitur rusët, kërkojmë nga Qeveria e Rusisë të mbyllë konsullatën e saj të përgjithshme në San Francisko, një aneks kancelar në Uashington dhe një aneks konsullor në Nju Jork”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Këto mbyllje duhet të përfundojnë deri më 2 shtator”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Muajin e kaluar, Rusia ka urdhëruar që SHBA-ja të zvogëlojë stafin e saj diplomatik në këtë vend nga 775 veta në 455. Zyrtarët rusë kanë përmendur si arsye ligjin e ri të sanksioneve, të miratuar nga Kongresi amerikan.

“Ne besojmë se ky veprim ka qenë i pajustifikuar dhe i dëmshëm për marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve tona”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Mbyllja e objektit diplomatik në San Francisko do ta lërë Rusinë me ambasadën kryesore në Uashington dhe me tre poste të tjera konsullore në SHBA: në Siatëll, Hjuston dheNju Jork Siti.

Përveç ambasadës në Moskë, SHBA ka edhe tre poste të tjera diplomatike në Rusi: në Shën Petersburg,Jekaterinburg dhe Vlladivostok.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të mëtejshme, sipas nevojës”, ka paralajmëruar Departamenti i Shtetit.

Urdhri për të mbyllur objektin në San Francikso reflekton marrëdhëniet e tensionuara midis Moskës dhe Uashingtonit.

Zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së është mirëpritur në Moskë, ku shumë zyrtarë kanë parashikuar lidhje më të ngrohta-diçka që edhe vetë Trump e ka kërkuar vazhdimisht.

Megjithatë, ky optimizëm është zbehur, pasi administrata Trump nuk ka bërë ndonjë gjest konkret pajtimi që ka kërkuar Moska.

Më e rëndësishmja midis këtyre kërkesave ka qenë kthimi i dy komplekseve diplomatike ruse në Merillend dhe Llong Ajllënd, mbyllja e të cilave është urdhëruar nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, në muajin dhjetor.

Obama ka thënë se ky veprim ka qenë hakmarrje për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë dyshuar se objektet janë përdorur për mbledhje të inteligjencës.

Obama po ashtu ka urdhëruar dëbimin e 35 diplomatëve rusë.

Në muajin korrik, pasi është bërë e qartë se Uashingtoni nuk synon t’i kthejë ato objekte, Rusia ka konfiskuar një pronë rurale në Moskë, e përdorur me vite nga diplomatët amerikanë.

Raportet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA e kanë ndjekur Trumpin nga momenti që ka marrë detyrën në muajin janar. Katër komitete të Kongresit janë duke hetuar ose këtë ndërhyrje të dyshuar, ose ndërveprimet midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. FBI po ashtu është duke i hetuar këto ndërveprime.

Pas urdhrit për mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko, Ministria e Jashtme e Rusisë ka shprehur keqardhje për, siç ka thënë, përshkallëzimin e tensioneve dhe ka shtuar se përgjigjja e saj do të komunikohet. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Zbulimet në Pompei: si jetonte klasa e mesme?
Kulturë

Zbulimet në Pompei: si jetonte klasa e mesme?

08/08/2022
Ora e Hitlerit, tashmë në dorën e një…hebreu
Sociale & Shoqëri

Ora e Hitlerit, tashmë në dorën e një…hebreu

08/08/2022
Blinken, me mision antirus në Afrikë
Diplomaci

Blinken, me mision antirus në Afrikë

08/08/2022
Lajme të tjera
Aleati i Bashës: opozita të ngrihet nga gjumi, të fillojë vettingun nga vetja. Duhet revolucion…

Aleati i Bashës: opozita të ngrihet nga gjumi, të fillojë vettingun nga vetja. Duhet revolucion…

Shpërthimi i Metës për armatosjen e popullit, reagon Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 20 vjet burg (foto)

Paralajmërimi i Putin: tensionet mes Phenianit dhe Washingtonit, rrezikojmë luftën

Paralajmërimi i Putin: tensionet mes Phenianit dhe Washingtonit, rrezikojmë luftën

TË FUNDIT

Zbulimet në Pompei: si jetonte klasa e mesme?

Zbulimet në Pompei: si jetonte klasa e mesme?

9 minuta Më parë
Ora e Hitlerit, tashmë në dorën e një…hebreu

Ora e Hitlerit, tashmë në dorën e një…hebreu

14 minuta Më parë
Blinken, me mision antirus në Afrikë

Blinken, me mision antirus në Afrikë

21 minuta Më parë
Çmimet e naftës, në nivelet më të ulëta që nga shkurti

Çmimet e naftës, në nivelet më të ulëta që nga shkurti

27 minuta Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

07/08/2022
Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

07/08/2022
Si po e frymëzon një europian të djathtën amerikane

Si po e frymëzon një europian të djathtën amerikane

07/08/2022
Analiza: Ja pse Biden kërkon luftën me Kinën

Analiza: Ja pse Biden kërkon luftën me Kinën

07/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Nga Hamzi Ibraimi: 15 korriku, përpjekja për grusht shteti dhe fitoja e kombit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist