Ka reaguar përfaqësia e Brukselit në Tiranë në lidhje me zhvillimin e fundit plot tension, atë të prishjes së godinës së vjetër të TK-së. Në një deklaratë ajo jep të kuptuar se nuk ka qenë dakort me kohën e ndërhyrjes.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”, thuhet nga ambasada e BE-së në Tiranë. /tesheshi.com/