Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do të shfrytëzohen tokat e paprivatizuara të Kosovës për investime strategjike?

by te Sheshi
13/06/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
A do të shfrytëzohen tokat e paprivatizuara të Kosovës për investime strategjike?

Nga: Bashkim Kastrati

Kosova në vitet e 90’ta ka pasur shumë hektarë tokë në të cilën janë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore. Në atë kohë e në disa vende deri në fillimin e luftës, kanë funksionuar kooperativat bujqësore. Por këto kooperativa bujqësore në masë të madhe janë shkatërruar nga lufta, ndërsa shumë tokë pjellore ka mbetur e pashfrytëzuar.

Gjatë procesit të hovshëm të privatizimit u privatizua shumë tokë bujqësore, ndonëse e njëjta nuk u përdor për ato qëllime. Çmimi i blerjes ishte i ulët.

Rreth 28 mijë hektarë tokë bujqësore janë privatizuar viteve të fundit në Kosovë. Por, problemi qëndron në faktin që një pjesë e madhe e kësaj toke nuk është në funksion bujqësor. Është e dhimbshme që kjo tokë, e cila pa dyshim është njëra ndër tokat më të mira, më të pëlleshme të vendit tonë, nuk janë në funksion bujqësor.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)  do të rrit investimet në bujqësi por njëkohësisht do të ketë orientim në nënsektorë strategjikë siç janë pemët, perimet, mishi, qumështi, ku edhe përfitimet për fermerët janë më të mëdha. Gjithashtu, planet e reja të kësaj ministrie janë që të shfrytëzohen tokat e pa privatizuara bujqësor për investime strategjike.

Në lidhje me këtë çështje ministri i MBPZHR-së Memli Krasniqi, ka dalë me propozim për shfrytëzimin e tokave që nuk janë të privatizuara, në mënyrë që të njëjtat të përdorën për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë.

“Propozimi im ka qenë që të gjitha ato toka bujqësore të mbetura ende pa u paprivatizuar, me ndryshimin e legjislacionit në fuqi, t’i kthehen qeverisë e cila do t’i menaxhonte. Pavarësisht se a do të kthehen në menaxhimin e ministrisë, në nivel qeverisë, apo do të krijohet një instancë tjetër, e rëndësishme do të ishte që ajo të kthehej në funksion të bujqësisë, që pa dyshim do të ndikonte në tregun, ekonominë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi pret që shumë shpejt, Ligji për Investime Strategjike të miratohet në Kuvend, duke i mundësuar qeverisë që të hyjë në negocime të drejtpërdrejta me investitorë serioz. “Në rastet më të shpeshta, në takimet që neve na vijnë investitorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera, kërkesa themelore e tyre është sipërfaqja e tokës; dhe ne si qeveri nuk kemi tokë në pronësi. Sikur të ndryshohet kjo situatë, ne do të ishim në një situatë shumë më të favorshme. Nëse do të kishim mundësi të lidhemi me investime të huaja direkte, që do të ishin investime të drejtpërdrejta në bujqësi, dhe do gjeneronin vende të reja të punës dhe që do të arrinin këto objektiva që ndërlidhen me rritje të prodhimtarisë, zëvendësim të importit dhe rritje të eksportit”, ka thënë ministri Krasniqi.

Të themelohen Kooperativa në pronësi publike

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), ka thënë për tesheshi.com se kanë qenë kundër privatizimit të tokave në pronësi të ndërmarrjeve Bujqësore, ashtu që ato do të mbeteshin me të njëjtin dedikim dhe administrim për t’i bërë konkurrencë dhe për të qenë mostër e bujqësisë së integruar modern bashkëkohore, me kushte të investimeve të duhura nga shteti deri në arritjen e nivelit të dëshiruar të zhvillimit të këtij sektori.

“Unë jam për atë që me tokat që kanë mbetur pa u privatizuar të themelohen Kooperativa në pronësi publike nën menaxhim të tipit të ndërmarrjeve bujqësore publike që do të udhëhiqej prej një grupi ekspertësh bujqësore dhe do të vetëfinancoheshin nga prodhimtaria e tyre bujqësore”, thotë Tahiri.

Ai thotë se privatizimi i tokave bujqësore vetëm sa e ka dëmtuar sektorin e bujqësisë së Kosovës dhe se ky proces sipas tij është përcjellë me shkelje, favorizime dhe manipulime  të shumta. Ai për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në Kosovë akuzon ministrin e Bujqësisë Memli Krasniqi.

“Krejt këto nuk do t’ua besoja kësaj qeverie,  sepse krejt tokatë e “privatizuara” më mirë të them janë  të plaçkitura, nga mu këta njerëz që janë në pushtët deri më tani, bile Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës kërkon rishikimin e privatizimit të krejt tokave, sepse konsiderojmë se ka pasur shkelje drastike të politikave operacionale të privatizimit nga AKP-ja dhe “blerësve”, shumica prej tyre ish komandantëve të UÇK-së. Memli dhe disa zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë kanë bërë krime në Bujqësinë e Kosovës, andaj me ta do të duhej të merret prokurori i Shtetit dhe policia për krime ekonomike”, ka thënë Tahiri.

Tokat bujqësore në Kosovë që nga pas lufta janë shkatërruar në masë të madhe.

Këto toka janë shndërruar në zona industriale, në banesa kolektive, objekte afariste e komerciale, ndërkohë që parandalimi për shkatërrimin e tyre ka munguar përgjatë viteve.

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë.

Nga kjo sipërfaqe, tokë bujqësore llogariten të jenë 577 mijë hektarë, nga e cila, rreth 500 hektarë sipas disa shifrave të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shkatërrohen vetëm brenda një viti. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Vasili: Çfarë i tha Meta-Ramës? Të pranojë kërkesat e Bashës

Vasili: Çfarë i tha Meta-Ramës? Të pranojë kërkesat e Bashës

Xhavit Haliti: “Demarkacioni” duhet miratuar së bashku me opozitën

Xhavit Haliti: “Demarkacioni” duhet miratuar së bashku me opozitën

Disa fakte interesante që ndodhin çdo 5 sekonda në botë

Disa fakte interesante që ndodhin çdo 5 sekonda në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni