Është raportuar më herët se Antonio Conte po mendon të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, me një kthim në Itali si opsionin e tij të preferuar.
Ish-trajneri i i Juventusit i udhëhoqi blutë e Londrës në fitimin e titullit të Ligës Premier në vitin e tij të parë në krye të skuadrës nga Stamford Bridge.
Megjithatë, është e njohur që ai është i pakënaqur për mungesën e perceptuar të mbështetjes nga hierarkia e klubit në lidhje me transferimet gjatë verës.
Ai gjithashtu mendohet se ndjen mungesën të theksuar të atdheun të tij, ndërsa trajtimi i tij ndaj Diego Costas, i cili u largua drejt Atletico Madridit tërhoqi gjithashtu kritika të mëdha.
Sipas Daily Express, e vetmja gjë që pengoi Conten të largohej gjatë sezonit ishte një ‘ndëshkim i mprehtë financiar’ që do të kishte ndodhur nëse ai do të bënte vepronte kështu.
Conte, kontrata e të cilit me Chelsean përfundoi në vitin 2019, ka qenë i lidhur me punët në të dy klubet e Milanos, Milanit dhe Interit, pasi pasiguria në lidhje me të ardhmen e tij afatgjatë vazhdon.
Trajneri italian në të kaluarën ka drejtuar me shumë sukses Juventusin në fitimin e tre titujve radhazi në Serie A, teksa ka udhëhequr me sukses edhe kombëtaren e Italisë. /tesheshi.com/