Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Të pushkatuarit” e paktit Rama-Basha

by te Sheshi
18/05/2017
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“Të pushkatuarit” e paktit Rama-Basha

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe kryeministri Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte zgjedhur president i Republikes Bujar Nishani ne raundin e katert, ne te cilen kane marre pjese 76 deputete, 73 deputete kane votuar pro Nishanit, 1 kunder dhe 2 flete votimi te pavlefshme. Ndersa opozita ishte prezente ne salle por nuk mori pjese ne votim.

Marrëveshja e arritur mes dy liderëve kryesorë politike pas negociatave të pazakonta kokë më kokë me orë të tëra ka dhe viktimat saj; protagonistët e vjetër të politikës që e shohin teatrin nga larg dhe lëvizjet e reja politike që mbeten jashtë koalicioneve të mëdha.

Një shtrëngim duarsh e tipit jo-formal dhe vëllazëror mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mbrëmë pas mesnate ka gëzuar publikun e lodhur nga kriza e gjatë, ndërkombëtarët e lodhur nga diplomacia e pajtimit, por ka krijuar dhe ‘armiq’ e ‘viktima’ politike.

Ata që nuk po ndihen rehat nga kjo marrëveshje u ‘vetdeklasuan’.

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha dhe aleati i Ramës i zgjedhur president para pak javësh Ilir Meta u takuan bashkë sot në të njëtën kohë që Rama e Basha po negocionin detajet e marrëveshjes bashkë.

I ‘pushkatuari’ i parë nga kjo marrëveshje duket se është Ilir Meta, tashmë president i zgjedhur, i cili i ka ndjekur nga televizori ashtu si çdo shqiptar, pa mundur të bëhet protagonist i zgjidhjes së kësaj krize. Metës, në rolin e kreut të shtetit dhe në sintoni me qëndrimet e tij pajtuese këto 3 muaj i mbetet vetëm të përshëndesë marrëveshjen dhe t’i urojë dy politikanët protagonistë. Por as këtë nuk e ka bërë akoma. Përshëndetja e tij po vonon dhe po e humb kuptimin pas entuziazmit të ndërkombëtarëve që e kanë thënë “bravo’-n e tyre më herët.

Pse Meta është i humburi i parë i marrëveshjes?!

Që kur u ngrit çadra e opozitës në Bulevard para 3 muajsh kryetari i LSI-së ishte frymëzuesi i saj nga pala kundërshtare. Opozita e nisi betejën me qeverinë duke shpresuar në një shkëputje të Metës nga koalicioni, shkëputje që dukej shumë afër dhe e vërtetë për nga gjuha e akuzave që LSI-PS përdornin ndaj njëra-tjetrës. Asnjë moment Meta dhe LSI nuk u atakua nga opozita. Përkundrazi. Kur Meta tha se nuk futej në zgjedhje pa opozitën Basha ia ktheu “nëse je i sinqertë, je i mirëpritur në çadër”.

Por, pavarësisht gjuhës së njëjtë që Basha dhe Meta përdorën të paktën prej një viti duke konverguar në sjelljen e tyre ndaj reformës në drejtësi, ndaj problemeve në qeverisje, me drogën, etj., Meta doli nga skena e politikës së ditës ditën që pranoi të votohej si president.

Duke e zgjedhur president Rama dukej i çliruar dhe nisi të negocionte përsëri me kundërshtarin e tij natyral në politikë.

Në momentet kur marrëveshja politike Basha-Rama po merrte formë Meta bëri dhe një lëvizje të fundit që ra në vesh të shurdhër; “LSI është gati të ofrojë dhe postin e presidentit për zgjidhjen e krizës’- tha mëkëmbësi i tij Petrit Vasili, por oferta nuk u konsiderua. Mesa duket askush nuk donte ta fuste sërish në lojë Metën, king-makerin e politikës shqiptare që nga viti 2009. Synimi më i madh i Metës për të imponuar kryeministrin e ri në qeverisjen e ardhshme mbeti thjesht një ëndërr. Me shtyrjen e zgjedhjeve tani pritet të shihet nëse LSI-ja e Metës do të futet në koalicion me PS-në apo do të garojnë vetëm.

I humburi i dytë i kësaj marrëveshje është Sali Berisha, i cili deri në sekondat e fundit i ka fryrë “përçarjes’ dhe “revolucionit”. Ai ishte këshilluesi më i afërt i Bashës dhe siç dukej qartazi pengmarrësi i tij në këtë histori. Ai  bëri të mundur që kryetari Basha të dilte me vrap nga zyra e negociatorit të BE-së, David McAllister, për të mbajtur frymën tek zyra e tij.

Por sot, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë se Basha më në fund po ecën me këmbët e veta, duke qëndruar me kundërshtarin me orë të tëra në një dhomë; ku Berisha ashtu si Meta mund të ishin vetëm “fantazmë”. Kërcënimet e Berishës nga çadra se Rama ose jep dorëheqjen ose përfundon në Lanë duken qesharake kur sheh Bashën duke i dhënë dorën miqësisht.

Të humbur nga kjo marrëveshje dalin dhe lëvizjet e reja politike, ajo e Gjergj Bojaxhiut dhe Ben Blushit, të cilët kishin më shumë shanse për të forcuar pozicionet e tyre në politikë me skemën e zgjedhjeve pa opozitën. Tashmë me ganxhat ligjore të kodit zgjedhor të dyja këto parti mbeten jashtë koalicioneve të mëdha dhe votat e tyre sado të shumta të jenë dalin pak kur numërohen në fund./tesheshi.com

Related Posts

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët
Lindja e Mesme

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla
Kritikë

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?
Bota & Rajoni

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Next Post
Lëvizjet e Berishës dhe Metës pas krahëve të marrëveshjes Basha-Rama

Lëvizjet e Berishës dhe Metës pas krahëve të marrëveshjes Basha-Rama

“Pasioni” i veçantë i qenit, hipën në çati dhe tremb njerëzit

“Pasioni” i veçantë i qenit, hipën në çati dhe tremb njerëzit

Njeriu i Merkelit çan akullin: Rama e Basha takim me mur mes tyre

Flet arkitekti i marrëveshjes historike, McAllister: Jam i gëzuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni