Këtë fundjavë hidhen goglat e drejtësisë së re shqiptare.
Të premten në mëngjes do të zhvillohet shorti për të zgjedhur bordin që do të seleksionojë kandidaturat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kryetari i Kuvendit ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shorti është i hapur dhe do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve nga institucionet e përcaktura nga ligji, Avokati i Popullit, përfaqësues të grupeve parlamentare, përfaqësues të ambasadave të huaja dhe medias.
Veç këtyre, gjatë hedhjes së shortit mund të marrin pjesë edhe vetë kandidatët për anëtarë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Emërimeve është një nga organet e reja që ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi. Detyra e këtij këshilli është verifikimi i kandidatëve jogjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe i kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. /tesheshi.com/