Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të justifikosh Moskën: Varshava, thirrje Kievit të njohë një genocid

Sot aleatë, një llogari e pambyllur polako-ukrainase nga Lufta e Dytë

by te Sheshi
12/07/2022
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Të justifikosh Moskën: Varshava, thirrje Kievit të njohë një genocid

Presidenti polak Andrzej Duda i ka bërë thirrje Ukrainës që të pranojë atë që ai e quan “të vërtetën e turpshme për masakrën nga nacionalistët ukrainas” ndaj më shumë se 100,000 polakëve në Luftën e Dytë Botërore, pavarësisht se Kievi dhe Varshava tani janë bashkuar kundër Rusisë, raporton Reuters.

Duda e bëri këtë deklaratë me rastin e 79-vjetorit të krimit të vitit 1943 në Volhynia, një pjesë e Polonisë e pushtuar nga nazistët, një kujtim i marrëdhënieve komplekse historike midis Polonisë dhe Ukrainës, por edhe në një kohë kur dy vendet fqinje janë afruar më shumë nga pushtimi rus i Ukrainës.

Polonia hapi dyert për refugjatët ukrainas dhe Duda lejoi që vendi i tij të ishte një qendër logjistike për furnizimin e Ukrainës, e cila po bën një luftë rraskapitëse kundër Rusisë.

Por në një përkujtimore në Varshavë të hënën, Duda tha se e vërteta rreth krimeve të luftës në Galicinë lindore duhet “të flitet me zë të lartë dhe qartë” dhe i bëri thirrje Kievit të njohë spastrimin etnik të polakëve të kryer nga paraushtarakët nacionalistë ukrainas.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Koha në të cilën jetojmë e dëshmon më së miri”, tha Duda duke iu referuar bashkëpunimit mes dy vendeve kundër Rusisë.

 Një çeshtje e vështirë për ukrainasit

Është një çështje e vështirë për ukrainasit, shtoi ai, sepse disa i konsideruan ata paraushtarakë heronj për rezistencën e tyre ndaj Bashkimit Sovjetik dhe një simbol të luftës për pavarësi nga Moska.

“Ata që ne i konsiderojmë vrasës ishin në të njëjtën kohë heronj për Ukrainën, në një kohë të ndryshme dhe me një armik tjetër, dhe ata shpesh vdiqën nga duart e sovjetikëve, duke luftuar plot besim për një Ukrainë të pavarur dhe të lirë”, tha Duda.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kievi për këto deklarata, por ato do të perceptohen në disa qarqe ukrainase si pjesë e fushatës ruse për të portretizuar Ukrainën si një vend që duhet të denazizohet, një nga qëllimet e asaj që Rusia e quan një “operacion special ushtarak”.

Parlamenti polak arriti në përfundimin se vrasjet, të cilat u kryen nga viti 1943 deri në vitin 1945 nga Ushtria kryengritëse e Ukrainës dhe Organizata e Nacionalistëve ukrainas nën udhëheqjen e Stepan Bandera-s, kishin elemente gjenocidi.

Ukraina nuk i ka pranuar këto vlerësime dhe shpesh i referohet ngjarjeve në Volhynia si një episod në konfliktin midis Polonisë dhe Ukrainës që preku të dy kombet.

Historianët polakë pohojnë gjithashtu se polakët vranë deri në 12,000 ukrainas në operacione hakmarrjeje. /tesheshi.com/

Related Posts

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Next Post
Mo Farah “heq maskën”: e vërteta e jetës së një kampioni olimpik

Mo Farah “heq maskën”: e vërteta e jetës së një kampioni olimpik

Ankth në areoportin e Atlantas nga flakët e “Shpirti”-t

Ankth në areoportin e Atlantas nga flakët e “Shpirti”-t

Pse Edi Rama do thoshte se “islamofobët janë idiotë”?

Pse Edi Rama do thoshte se “islamofobët janë idiotë”?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni