Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se çështja e heqjes së tarifave doganore për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja varer, siç tha, “nga sjellja e Serbisë”.
Ai konfirmoi për mediat kosovare se ishte ai që ai që i tha kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur tarifat nga 10 në 100 përqind.
E sipas tij, “nuk ka ndryshim në atë vendim”.
“Autoritetet e Kosovës do të sillen në mënyrën se si Beogradi është duke vepruar ndaj nesh, dhe Bashkimi Evropian duhet të trajtojë të dyja palët në të njëjtën mënyrë e jo për të ushtruar presion vetëm mbi Prishtinën”, tha Veseli.
Ai pranoi se politika e bllokadës nuk është racionale, por gjithashtu deklaroi se “Serbia e bën atë për një kohë të gjatë duke mos respektuar qytetarët, e që përveç kësaj bllokon dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /tesheshi.com/