Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook. “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë pjekuri politike dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve I kanë bërë detyrat e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Evropian të bëjë detyrat e saj dhe të pranojë më në fund çeljen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i Fajon.
Tanja Fajon është politikane socialdemokrate dhe arriti ta siguroj edhe një mandat tjetër 5-vjeçar në Parlamentin Europian, për dallim nga raportuesi special për Shqipërinë, Knut Flenckestein, i cili nuk arriti të jetë në ulëset e Parlamentit për pesë vitet e ardhshme. /tesheshi.com/