Krerët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj u takuan me përfaqësues të lartë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA, ku fill më pas presidenti tha se “institucionet shtetërore duhet që shpejt të marrin masa konkrete në përputhje me këshillën miqësore të Shteteve të Bashkuara. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me obligimet tona shtetërore…”.
Sipas një deklarate nga zyra e Thaçit, përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA, John Erath dhe Brad Berkley, “përsëritën qëndrimin e qartë të administratës amerikane për tarifat (mbi importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja) duhet të pezullohet për të vazhduar dialogun dhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje të plotë midis Kosovës dhe Serbisë”.
Por Haradinaj ka konfirmuar se zyrtarëve amerikanë u ka përcjellur qëndrimin që Prishtina është “e gatshëm për një marrëveshje të ligjshme që do të përfshinte njohjen reciproke pa ndryshuar kufijtë”.
Siç njoftoi në Facebook, Kosova është e gatshme të marrë “të drejtat dhe detyrimet” e anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Kosova është e përkushtuar për tregti të lirë në Ballkanin Perëndimor dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht i detyrueshëm do të përfshijë rregullimin e kapitullit mbi tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai Haradinaj.
Sipas disa mediave, kjo do të thotë që Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrimin për taksën derisa Beogradi të njeh pavarësinë e Kosovës.
Mediat e Kosovës raportojnë se Haradinaj kishte dalë nga takimi më herët.
Thaçi dhe Haradinaj kanë pikëpamje të ndryshme për heqjen e takës – i pari beson se kjo masë duhet të pezullohet, ndërsa i dyti kërkon që taksa të mbetet në fuqi deri Beogradi të njeh pavarësinë e Kosovës. /tesheshi.com/