Takimi i shumëpritur Trump-Putin në anekset e samitit të APEC në Vietnam ka fokusuar angazhimin e përbashkët për të mposhtur ISIS deri në fund. Të paktën kështu thuhet në një deklaratë të hartuar nga ekspertët pasi dy liderët u takuan shkurtimisht në samit. Nuk ka konfirmim nga Shtetet e Bashkuara për deklaratën.
Kremlini thotë po ashtu se ata kanë rënë dakord se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri.
Takimi pritej gjerësisht në samitin e Vietnamit, por deri më tani kanë dalë pak detaje. Dy liderët janë takuar për herë të parë në Gjermani korrikun e këtij viti, ndërsa muajt e fundit janë mbushur me dyshime e hetime në SHBA për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale. /tesheshi.com/