Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Takimi i ethshëm Thaçi-Vuçiç në Bruksel, LDK-ja kundërshton

by te Sheshi
02/07/2017
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Takimi i ethshëm Thaçi-Vuçiç në Bruksel, LDK-ja kundërshton

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel, do të jetë mikpritëse e një takimi joformal ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se takimi pason atë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Po ashtu në njoftim thuhet se të dy presidentët “do t’i shkëmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për zhvillimet tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e zyrës së zonjës Mogherini, shkruan Voa.

Cështja e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ishte temë diskutimi edhe gjatë takimit që presidenti Hashim Thaçi, zhvilloi me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të e shtetit, në margjinat e forumit të Dubrovnikut.

Në një njoftim të zyrës së presidentit Thaçi thuhet se gjatë takimit është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë, bisedimet me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Lidhur me dialogun, presidenti ka thënë se Kosova është e interesuar për një dinamikë të re në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit të Kosovës.

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre kanë filluar në vitin 2011 dhe që atëherë me gjithë arritjen e disa marrëveshjeve, sfidë mbetet zbatimi i tyre. Ky proces është paralajmëruar se tash e tutje do të zhvillohet në nivel presidentësh të të dyja vendeve.

Por, kundër përfshirjes së presidentit Hashim Thaçi në bisedime me Serbinë, është shprehur të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës e cila nëpërmjet një komunikate  theksoi se “LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”.

Në komunikatë thuhet se “Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqen nga qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet, të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive, përkatësisht qeverisë e jo presidentit”, thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kosova aktualisht është duke pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit. Pas kësaj pritet të fillohet me formimin e qeverisë dhe përmbushja e marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë, do të paraqesin kokëçarjen e parë për qeverinë e ardhshme.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian./tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Njihuni me qytetin pyjor, do të strehojë 30 000 njerëz

Njihuni me qytetin pyjor, do të strehojë 30 000 njerëz

Në kërkim të trajnerit…Shqipëria pret Sedorfin e Panuçin

Në kërkim të trajnerit...Shqipëria pret Sedorfin e Panuçin

Risia: tradita shmang cullakërinë në mbrëmjet e maturës

Risia: tradita shmang cullakërinë në mbrëmjet e maturës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni