Teksa grupimi i artistëve që kërkojnë mosprishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, kanë nisur dhe shfaqje teatrale në oborr, me skenë të improvizuar, në mbrojtje të kauzës së tyre, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me procesin e dialogimit, duke organizuar një dëgjesë me arkitektë e urbanistë.
Interesant ka qenë rezymeja e përfaqsuesit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili ka zbërthyer dhe njëherë me detaj të gjithë problemet e godinës, me një gjuhë esktra-teknike, duke konkluduar në fund: duhet të rrafshohet.
Ai, pjesë e një raporti të muajve më parë mbi gjendjen e godinës nga ku doli se është “e pabanueshme”, tha se ata si specialistë nuk ndikohen aspak nga kakofonia rreth çështjes, porse gjykojnë vetëm si profesionistë.
Kryebashkiaku Veliaj e ftoi inxhinier Hysenlliun që atë çka tha, çfarë zbërtheu, t’jua kumtonte dhe artistëe në një dëgjesë të posaçme. /tesheshi.com/