Emocione dhe lot gëzimi në një resort në Korenë e Veriut, ku thuajse 400 koreano jugorë, shumë prej së cilëve të moshuar dhe të sëmurë, kanë marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm me familjarët e tyre, të cilët nuk i kishin takuar për thuajse gati 60 vite dhe më saktësisht që prej vitit 1953, kohë kur gadishulli u nda në dy pjesë.
Shumë familje ishin ndarë dhe familjarët nuk janë parë me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë, e si rrjedhojë nuk kanë pasur asnjë kontakt mes tyre.
Marrëveshja mes Seulit dhe Pyongyang ka shënuar një pikë kthese që ka lejuar shumë koreano-jugorë të takohen për 12 orë familjarët e tyre në Veri. Takimi rrezikonte të mos realizohej deri disa orë para se të niste, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.
Për të gjithë të pranishmit u realizua një ëndërr e mbyllur në sirtar për shumë vite, për të cilën shpresat kishin nisur të humbnin./tesheshi.com/