Një operacion i hatashëm i kërkim shpëtimit po zhvillohet në Japoni, ku më shumë se 110,000 njerëz po marrin pjesë në mision për të gjetur të zhdukurit nga tajfuni Hagbis.
Shirat dhe erërat e forta duket se nuk janë në favor të operacionit që po përpiqet ta lehtësoj bilancin e fatkeqësisë natyrore që e pësoi Japonia të shtunën.
Tajfuni, i cili llogaritet si stuhia më e rëndë që ka goditur vendin në dekada – ka lënë të paktën 37 të vdekur e 20 të zhdukur.
Tajfuni Hagibis gjithashtu shkaktoi anulimin e tre ndeshjeve të Kupës së Botës në ragbi, e megjithatë siç pritej nga japonezët e përpiktë, ndeshja kryesore midis Japonisë dhe Skocisë u mbajt. /tesheshi.com/