Një tajfun i fuqishëm që përfshiu një pjesë të Japonisë ka vrarë të paktën 10 persona dhe rreth 340 të tjerë janë plagosur, njoftoi të mërkurën televizioni shtetëror NHK.
Tajfuni Jebi, që do të thotë Fuqia, konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit. Era arriten deri në 220 kilometra në orë, duke sjellë shkatërrime të paimagjineshme.
Për Japoninë, ky ishte epilogu i një goditjeje nga moti këtë verë që nisi në qershor me një valë reshjesh të pazakonta, më pas me nja valë të nxehti ekstrem me pasojë dhjetra të vdekur, e tani me stuhi. /tesheshi.com/