Uashingtoni nuk e ka gëlltitur dot daljen nga burgu të Saimir Tahirit, duke vijuar kështu të jetë një ndër nxitësit e çuarjes pas hekurave t ëish-ministrit të fuqishëm socialist.
Ambasadorja Yuri Kim reagoi duke thënë se kjo është zhumë zhganjyese.
“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare”, shprehet ajo, duke vijuar me një fjali jo të zakontë, me një paralajmërim mes rreshtash.
“Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”.
Saimir Tahiri do e kryejë në shtëpi dënimin e mbetur, pasi gjykata vendosi që ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur për shkak se e shoqja vuan nga një sëmundje që e bën të paaftë si nënë në raste të caktuara. /tesheshi.com/