Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Tahiri” në katër ditë: nga dështimi i operacionit “blitz” PD-Prokurori, te seanca e së mërkurës

by te Sheshi
21/10/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Tahiri” në katër ditë: nga dështimi i operacionit “blitz” PD-Prokurori, te seanca e së mërkurës

Tashmë është i qartë ravijëzimi i dy qëndrimeve për Saimir Tahirin, të cilët do të përballën ditën e mërkurë në seancë plenare.

PS-ja është për heqjen e imunitetit dhe lejimin për kontroll banese apo përgjim, kurse PD-ja dhe LSI-ja janë dakord për autorizimin e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Por duke qenë se votimi është i fshehtë, nuk përjashtohen surpriza, siç dhe ndodhi në seancën kur u zgjodh Gramoz Ruçi- kryetar Kuvendi. Që do të thotë që edhe ndonjë deputet i mazhorancës mund të votojë pro-arrestimit, apo ndonjë deputet i opozitës kundër saj.

Gjithsesi, e mërkura pritet të jetë një betejë e egër mes palëve: opozita për ta kthyer seancën në proces ndaj Edi Ramës dhe anasjelltas, mazhoranca për të bërë të kundërtën. Mund të ketë edhe përleshje apo bojkotime e eksese të këtij lloji.

Nuk përjashtohen përplasje, normalisht; por realisht ka pasur një skenar që është prishur, i cili në vetvete përmblidhet me frazën “operacion blitz”.

Menjëherë sapo Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për masë-arresti ndaj Moisiu Habilajt dhe bandës së tij(pra për Habilajn ka vendosur gjykata), çuditërisht PD-ja ndau në media dosjen e këtij vendimi.

Sokol Balla, që në mbrëmjen e së hënës paralajmëroi se ka siguruar dosjen “Habilaj”. Të martën në mëngjes, jo herët fare, mediat nisën botimin e dosjes.

Lulzim Basha doli në konferencë shtypi dhe i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Saimir Tahirit.

Në PD u zhvillua mbledhja e përbashkët e opozitës së bashkuar që jo vetëm nuk u mjaftua me kërkesën e arrestimit të Saimir Tahirit, por kërkoi rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një kabineti “antimafia”.

Kryeministri tronditet, dhe nga Maqedonia shkruan një status që u lexua si një dorëzim prej tij i Saimir Tahirit. “Duam të vërtetën”, tha Rama, duke bërë të ditur se ish-vartësi i tijme peshë të madhe në kabinetin 1, duhet të mbrohet vetë.

Të mërkurën në darkë, Adriatik Llalla thërret prokurorët për të nisur hetimin. Të enjten pasdite që ishte ditë pushimi mbërrin në Kuvend kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit. Lulzim Basha kërkon menjëherë mbledhjen e Komisionit të Mandateve që të miratohej shpejt pa asnjë ekuivok.

Mazhoranca është totalisht e mpirë, madje siç mësohet edhe nga segmente të policisë nis shkundja dhe tronditja nga ajo që ka ndodhur. Fatmir Xhafa thërret një mbledhje të nivelit të lartë ku kërkon ngritjen e gatishmërisë.

Plani i opozitës ishte që mbledhja e Komisionit të Mandateve të mbahet që ditën e enjte dhe, nëse ndodhte kështu, atëherë kishte të gjitha gjasat që autorizimi për arrestimin e Saimir Tahirit të jepej automatikisht.

Gramoz Ruçi, nuk e “hëngri presionin” dhe konvokoi mbledhjen e komisionit, të premten në mëngjes. Por atë natë u përhap edhe një legjendë urbane, sipas të cilës Blendi Fevziu kishte negocuar që të mos e arrestonin Tahirin të enten se e kishte në Opinion.

Megjithatë, ish-ministri i Brendshëm doli në intervistë dhe realisht ajo e ktheu pak situatën, kur ky i fundit mohoi që të ketë udhëtuar me Habilajt. Pranoi aferën e shitjes së makinës që mbetet ende pikë e errët, por rrëzoi drekat dhe udhëtimet me Artan Habilajn.

Ky detaj ktheu situatën dhe mbledhja e së premtes pritej me shumë, shumë interes për provat e prokurorisë.

Ajo seancë siç dihet nga të gjithë ishte në transmetim live dhe u pa që prokurorët kishin vetëm atë që kishin transmetuar mediat, asgjë më tepër, diçka ekskluzivisht e tyre si “as nën mëngë”, për ta futur në darën e provës, ish-kreun socialist të Rendit.

Më tej historia dihet dhe situata u kthye në akuza e kundërakuza. Edi Rama dhe PS-ja ktheu qëndrim dhe e mbrojti hapur Saimir Tahirin.

Por çdo të ndodhë të enjten, nëse të mërkurën Kuvendi jep autorizimin për hetim dhe kontroll shtëpie dhe jo për arrestimin e Saimir Tahirit? A do t’ja bllokojë Prokuroria pasaportën dhe a do të kërkojë në Gjykatë arrestimin? A do të vazhdojë betejën ligjore?

Një burim brenda opozitës, i tha tesheshi.com se të dielën në mëngjes Lulzim Basha ka thirrur një staf të specializuar juristësh për të parë lëvizjet që mund të bëjë PD-ja. Dhe si gjasë përmendet dhe kërkesa në Gjyatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit.

Por një gjë do të hedhë dritë mbi seriozitetin e organit të akuzës: Edhe nëse Prokuroria nuk merr dritën jeshile për të arrestuar Saimir Tahirin, ajo ka të gjithë prerogativat për ta vazhduar këtë hetim, duke kërkuar edhe prova të reja. E nëse dosja futet në sirtar sërish apo mbyllet, do të jetë një sinjal negativ për drejtësinë shqiptare e cila po mbyll kështu një cikël dështimësh përballë nakatosjes së politikës, për tu riformatuar pas vettingut.

Adriatik Llalla muajin e ardhshëm nuk do të jetë më Kryeprokuror i Republikës. Pas mbylljes së mandatit, ai si bilanc ka vetëm çështjen “Tahiri”, por një muaj nuk është pak. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Bajern fiton dhe arrin Dordmundin “shpërdorues”

Bajern fiton dhe arrin Dordmundin "shpërdorues"

Lokalet në Kosovë, hapen të gjitha qendrat e votimit, kryetarja e KQZ-së: sot ditë feste, s’do të ketë skandale

Lokalet në Kosovë, hapen të gjitha qendrat e votimit, kryetarja e KQZ-së: sot ditë feste, s’do të ketë skandale

“Pushtimi” i Katalonjës nga Madridi, Puigdemont: u rikthye Franko!

“Pushtimi” i Katalonjës nga Madridi, Puigdemont: u rikthye Franko!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni