Ndërsa bota ka kthyer sytë nga Irani, shteti më i fëlliqur në historinë e njerëzimit, ai hebre, vijon masakrat mbi turmat që synojnë një kothere buke në qendrat e ndihmës, në fakt çarqe amerikano-izraelite po t’jua marrë jetën.
Të paktën 32 palestinezë, përfshirë 11 përfitues ndihmash, u vranë dhe dhjetëra u plagosën si rezultat i sulmeve ajrore dhe armëve të zjarrit izraelite që ndodhën në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.
Në qytetin jugor të Gazës, 11 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën, disa rëndë, nga plumbat e forcave pushtuese izraelite, të cilat shënjestruan një grumbull civilësh ndërsa prisnin ndihmë pranë boshtit Netzarim.
Pushtuesi izraelit po lejon qëllimisht një numër shumë të kufizuar kamionësh me ndihma në Gaza. Me të mbërritur në korridorin Netzarim, palestinezët e uritur mblidhen rreth tyre dhe i nënshtrohen zjarrit të drejtpërdrejtë nga ushtria izraelite ose plaçkitjes nga bandat e armatosura palestineze të mbështetura në mënyrë implicite nga Tel Avivi, me qëllim përhapjen e kaosit në Gaza.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga zbatimi i mekanizmit të pikave të shpërndarjes së ndihmave më 27 maj ka tejkaluar 400, me dhjetëra të plagosur.
Kështu, qendrat e shpërndarjes së Fondacionit izraelito-amerikan për Ndihmë Humanitare në Gaza, të cilat Kombet e Bashkuara i hedhin poshtë, janë shndërruar në kurthe masive vdekjeprurëse, për të mos përmendur shkeljen e qëllimshme të dinjitetit të qytetarëve, duke i detyruar ata të largohen mes kushteve katastrofike humanitare. /tesheshi.com/