Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Supermarketet fitojnë miliona euro nga centët që nuk u kthehen blerësve

by Te Sheshi
22/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Supermarketet fitojnë miliona euro nga centët që nuk u kthehen blerësve

Nga Bashkim Kastrati

Në supermarkete pothuajse nuk mund të gjesh çmime fikse, pasi të tëra ato janë teke apo jo të plota; p.sh., nëse një produkt kushton 10 euro, çmimi në raft është 9.98 euro. Ndërsa dy centët zakonisht nuk u kthehen fare konsumatorëve.

Nga këto centë të pakthyer konsiderohet se supermarketet përfitojnë shuma të mëdha parash nëse i llogarisim për 12 muajt e vitit. Në anën tjetër, çmimet e tilla kanë gjithashtu ndikim në aspektin psikologjik, pasi produkti ngjan më i lirë.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, duke shpjeguar hulumtimin e kësaj organizate, thotë se përfundimi i çmimeve me 99 cent bëhet për shkak të përfitimeve të bizneseve.

Ai thotë se rreth 50 milionë euro në vit është vlera nga moskthimi i kusurit në monedha të imëta prej një cent e më shumë.

Kaçaniku tregon se moskthimi i kusurit nga ana e bizneseve është i jashtëligjshëm. Ai madje thotë se nuk vërehet ndonjë përpjekje e autoriteteve kompetente për ta zgjidhur këtë çështje.

“Pretendojmë se brenda vitit i mohohen qytetarit konsumator rreth 50 milionë euro nga kusuret. E keqja më e madhe qëndron në faktin se përkundër sinjalizimit, ankesave, reagimit disavjeçar të organizatës ‘Konsumatori’, askush nuk ka ndërmarrë akoma një hap,” shprehet Kaçaniku.

Ja pse vendosen çmime jo të plota

Ai thotë se arsyeja themelore e vendosjes së çmimeve të tilla është joshja e qytetarit konsumator për të blerë, për të konsumuar, edhe kur ndoshta ai nuk ka nevojë të blejë.

“Kjo joshje arrihet duke krijuar iluzionin se një artikull nuk kushton, p.sh., 10.00 euro, por 9  euro e ca centë. Disa dyqane e markete edhe këto centë, dy deri në pesë, nuk i kthejnë, ose i zëvendësojnë me artikuj që nuk e kanë vlerën e njëjtë, duke ia imponuar pa të drejtë konsumatorit,” vazhdon Kaçaniku.

Sipas tij, disa dyqane e supermarkete e bëjnë rrumbullaksimin që nuk është veprim i drejtë, as i barasvlershëm me etikën e të bërit tregti. Në këtë mënyrë ndikohet te marrja e vendimit pro blerjes, që është manipulim i natyrës së veçantë, një ndikim psikologjik.

Ai thotë se ka ankesa nga konsumatorët në lidhje me çështjen e moskthimit të centëve. “Natyrisht që ankesa ka, por janë të pakta, sepse konsumatori vazhdimisht po e humb besimin tek institucionet. Grumbullimi i rreth 500.000 lëndëve nëpër gjykatat e Republikës së Kosovës, parashkrimi i lëndëve, ndarja e lëndëve në më pak e më shumë prioritet, i dekurajon konsumatorët, dhe ua ka ulur besimin edhe te gjykatat. Kohëve të fundit, në vend të insistimit në profesionalizëm, etikë profesionale, përgjegjësi e përkushtim më të lartë te gjykatat, kemi edhe lobime institucionale në kuadrin e fushatave të ndryshme për prioritizimin e lëndëve të një natyre të veçantë. As këto veprime nuk janë etike e dobiprurëse,” deklaroi Kaçaniku.

Qytetarët ankohen për centët e tyre

Qytetarët ankohen se shumë dyqane nuk ua japin një apo dy centë në arkat e pagesës. Disa thonë se kjo është e padrejtë, ndërsa ka edhe të tillë që nuk u kushtojnë rëndësi këtyre parave të imëta.

“Po zakonisht, çdo gjë që blen në një supermarket nuk të del asnjëherë me çmim fiks, dhe zakonisht del çmimi plus dy centë, e ato para nuk na i kthejnë fare, bile as nuk e përmendin në dëshirojmë që t’i kthejnë. Më mirë do të ishte që të krijohet ndonjë kuti dhe këto para të derdheshin aty për familjet e varfra, apo për ndonjë të sëmurë që ka nevojë për shërim,” thotë Lavdim Krasniqi, qytetar nga Prishtina.

Ndërsa Kujtim Hasani thotë se është e drejtë e qytetarëve që t’i kërkojnë ato centë. Ai kërkon që konsumatorët të jenë më këmbëngulës në këtë drejtim.

“E vërtetë që këta të supermarketeve nuk t’i kthejnë disa centë; ka disa që as nuk të pyesin, ka disa që të ofrojnë ndonjë çamçakëz si kompensim, por edhe konsumatorëve sikur u vjen keq t’ua kërkojnë ato centë. Pra, është detyrë e çdo konsumatori që ta kërkojë komplet kusurin, dhe besoj që po të ndodhte kështu, edhe marketet do t’i kishin ndërruar këto çmime që i kanë me 0.99 cent,” thotë ai.

Kurse Xhaviti, pronar i një dyqani në qendër të Prishtinës, tregon se rrallë ndodh që qytetarët ta kërkojnë kusurin të plotë kur janë në diskutim një apo dy centë.

“Ka raste kur ua ofrojmë këto centë si kusur konsumatorëve, por ata nuk i marrin. Më rrallë ka ndodhur që të na i kërkojë ndonjë konsumator centët; gjithashtu kemi artikuj të imët që mund ta kompensojmë atë vlerë,” të thotë Xhaviti.

Ndërkaq, zyrtarë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), që është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë me kartëmonedha dhe monedha euro/centë, kanë deklaruar se kjo bankë ka sasi të mjaftueshme dhe e furnizon vazhdimisht tregun me monedha metalike.

Furnizimi i bankave komerciale me monedha nga BQK-ja bëhet duke u bazuar në kërkesat që kanë këto të fundit për sasinë e monedhave, pasi bankat janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me ndërmarrjet, bizneset dhe qytetarët.

Bankat komerciale janë furnizuar nga BQK-ja prej janarit me mbi 1.42 milionë copë monedha euro të të gjitha llojeve, prej të cilave, mbi 1.3 milionë copë (92%), kanë qenë të llojeve 5, 2 dhe 1 cent. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Magjia e kështjellave prej akulli mes SHBA-së dhe Kanadasë (foto)

Magjia e kështjellave prej akulli mes SHBA-së dhe Kanadasë (foto)

Media belge flet për 13 të vrarë e 35 të plagosur në shpërthimet në aeroportin e metronë e Brukselit

Media belge flet për 13 të vrarë e 35 të plagosur në shpërthimet në aeroportin e metronë e Brukselit

Modelet më të mira të balerinave për pranverë 2016 (foto)

Modelet më të mira të balerinave për pranverë 2016 (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni