Kush ka shansin më të madh për t’u bërë kandidat presidencial i Partisë Demokratike të SHBA mund të jetë më i qartë pas zgjedhjeve ndër-partiake në 14 shtete federale në “Super të Martën”.
Në garën për kandidatin demokrat për të garuar kundër presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, mbeten pesë politikanë – ish-zv/presidenti Joe Biden, Senatori i Vermontit Bernie Sanders, miliarderi Michael Bloomberg, Senatori i Masaçusets Elizabeth Warren, dhe Kongresmenja Tulsi Gabbard.
Pas fitores dërrmuese të Bidenit të shtunën në zgjedhjet në Karolinën e Jugut, ish-kryetari i bashkisë së Bendit të Jugut, Pete Buttigieg, 37 vjeç, dhe senatori i Minesotës, Amy Klobuchar, 59 vjeç, papritmas u tërhoqën nga gara të dielën.
Ata të dy njoftuan mbështetjen për Bidenin ndërsa gara vazhdon.
Demokratët do të votojnë të martën në 14 shtete – California, Utah, Colorado, Oklahoma, Texas, Minnesota, Arkansas, Tennessee, Alabama, North Carolina, Virginia, Massachusetts, Vermont dhe Maiune, dhe Samoa Amerikane.
“Super e Marta” duhet të sigurojë një pamje më të qartë të forcës së kandidatit dhe shanset për të fituar nominimin. /tesheshi.com/