Vehbi Kajtazi, kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, është sulmuar fizikisht, ndërsa po qëndronte në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.
Policia ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet e ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.
Gazetari është parë i përgjakur, ndërsa i është nënshtruar trajtimit mjekësor.
Sulmin ndaj Kajtazit e ka dënuar qeveria, përfaqësues të partive politike, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) etj.
Javë më parë person të panjohur kishin sulmuar edhe drejtorin e këtij portali, Parim Olluri. Ky rast ende mbetet duke u hetuar nga zyrtarët policor. /tesheshi.com/