Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në një bazë ushtarake afgane janë vrarë më e pakta 140 ushtarë dhe janë plagosur shumë të tjerë.
Al Jazeera flet për talibanë të maskuar me uniforma ushtarake që kanë sulmuar bazën dhe kanë shkaktuar gjakderdhjen, bilanci i së cilës mendohet të jetë më i lartë.
Sulmi u krye në veri të Afganistanit, në qytetin Mezar-i Sherif, pranë një xhamie, teksa ushtarët po largoheshin pas faljes së të premtes, namazit të xhumasë.
Një zëdhënës i Ministrisë afgane të Mbrojtjes i deklaroi AFP-së se bëhej fjalë për dhjetë agresorë të përfshirë në sulmin ndaj trupave ushtarake të Afganistanit, shtatë prej të cilëve ishin vrarë, dy kishin hedhur veten në erë, e një qe arrestuar.
Baza ushtarët e së cilës u sulmuan shërben si shtab i Trupave të 209-ta të Ushtrisë Kombëtare Afgane. /tesheshi.com/