Lëshimi i një rakete balistike drejt Arabisë Saudite nga milicët houthi, grupim militar shiia në Jemen, ka sjellë reagime të ashpra nga Riadi, në adresë të Teheranit.
Raketat janë prodhim iranian, me të cilat furnizohen houthinjtë, e kjo sipas krerëve sauditë përbën një “agresion të drejtpërdrejtë ushtarak”.
Të paktën këtë frazë përmendi Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, duke komenduar ngjarjen e së dielës me raketën e lëshuar në drejtim të aeroportit të Riadit, ndërkohë që kohë më parë ndodhi e njëjta gjë me një raketë lëshuar në drejtim të Mekës, por që u eliminua në ajër.
Për Princin Salman, raketa iraniane e houthinjve, mundet të konsiderohet dhe si një “akt lufte kundër mbretërisë”. /tesheshi.com/