Presidenti Trump ka reaguar ashpër ndaj sulmit kimik në Douma të Gutës Lindore në Siri, deri në pikën sa e ka quajtur Presidentin Asad një “kafshë”.
“Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, tha Trump në një Twetter.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Rusinë e pret dhënia e llogarisë për shkak të mbështetjes ndaj regjimit të Damaskut.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se Moska kishte shkelur angazhimet e saj ndaj Kombeve të Bashkuara si një garantues kornizë.
“Mbrojtja e Rusisë ndaj regjimit të Asadit dhe dështimi në ndalimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, e vë në dyshim angazhimin e saj për zgjidhjen e krizës”, tha ajo. /tesheshi.com/