Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Studiuesi kosovar Shkëlzen Gashi: i papranueshëm anti-osmanizimi në tekstet tona të historisë

by te Sheshi
29/01/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Studiuesi kosovar Shkëlzen Gashi: i papranueshëm anti-osmanizimi në tekstet tona të historisë
6
SHARES

Shkëlzen Gashi, një studiues i apasionuar, ka një mendim aspak të mirë ndaj historishkruesve shqiptarë, e posaçërisht kosovarë. Madje ai mban një qëndrim ekstrem kur thotë se tekstet mësimore të historisë të autorëve vendas duhet të ndalohen.

Sipas tij, tek ato nuk shkruhet e vërteta dhe ka mjaft manipulime, sidomos sa i përket periudhës së Perandorisë Otomane dhe gjuhës me të cilën serviret ajo. Në këtë kuadër, është plotësisht dakort me kërkesën e autoriteteve shtetërore turke që kërkon heqjen e gjuhës së urrejtjes tek tekstet kur është fjala për sundimin 500-vjeçar të osmanëve.

Autor i hulumtimit “Historia e Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni”, Gashin “vë gishtin mbi plagët” e narrativës së historiografisë shqiptare.

Në mënyrë të koncentruar, disa qëndrime ai i shpreh dhe në një intervistë për tesheshi.com…

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

Disa herë, ekspertë të arsimit të Turqisë kanë kërkuar që të ndryshohen tekstet ku përdoret gjuhë e urrejtjes ndaj Perandorisë Osmane si p.sh “hordhi”. E drejtë kjo kërkesë?

Gjuha e urrejtjes duhet hequr nga të gjitha tekstet mësimore, edhe nga tekstet mësimore të historisë dhe jo vetëm sa i përket prezantimit të historisë së shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, por për krejt historinë e shqiptarëve, prej prejardhjes së shqiptarëve e deri në ditët e sotme.

Ministria e Arsimit e Kosoës ka paralajmëruar rishikimin e teksteve shkollore pas vërejtjeve të vazhdueshme për gabime dhe mangësi. A është ky një veprim i vonuar?

Patjetër që është veprim i vonuar, madje kam dilema se do t’i ndryshojnë përmbajtësisht tekstet. Pa pas trysni prej bashkësisë ndërkombëtare, saktësishtprej BE-së, këta nuk i ndryshojnë tekstet. Duhet ta keni parasysh që nuk është problem vetëm gjuha e urrejtjes, por, në radhë të parë problem është falsifikimi i ngjarjeve historike. Karakteristikë e këtyre teksteve është shtrembërimi i qëllimeve politike të shqiptarëve përgjatë gjithë historisë, pastaj prezantimi i grupeve politike të shqiptarëve brenda një ombrelle, që këto tekste e quajnë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si dhe prezantimi vetëm i krimeve të palëve tjera dhe ekzagjerimi i tyre.

A mendoni që historiografia shqiptare përjashton autorët dhe arkivat e huaja?

E vërtetë që autorët e teksteve mësimore nuk marrin në konsideratë studimet e autorëve të ndryshëm ndërkombëtarë që janë marrë me historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, e aq më pak të hulumtojnë arkivat e huaja .Për të hulumtuar në arkiva duhen kompetencë shkencore dhe njohuri të gjuhëve të huaja.

Si janë të paraqitura ngjarjet historike në tekstet mësimore për periudhën e Perandorisë Osmane dhe a kishin të drejtë organet shtetërore turke që kërkonin rishikim të teksteve mësimore për këtë periudhë?

Në tekstet e Kosovës pushtimi osman paraqitet fund e krye negativisht, por pushtimi i hapësirave shqiptare nuk mund të krahasohet me pasojat e pushtimit të popujve tjerë të Ballkanit, sidomos të Bullgarisë e të Serbisë, ngase shqiptarët para pushtimit osman nuk kishin organizim kishtar, as traditë shtetërore, e as art e letërsi që do të mund të quhej shqiptare. Duhet mbajtur parasysh se dinastët shqiptarë para pushtimit osman lëshonin dokumente në gjuhët greke, latine e sllave, e as edhe një dokument të vetëm në shqip. Në tekstet e Kosovës nuk pasqyrohen familjet feudale shqiptare në Kosovë; në fakt përmenden krejt telegrafikisht familja Begolli e Kryeziu, por do të duhej t’i prezentonin denjësisht familjet feudale shqiptare të Kosovës, si Begolli në Pejë, Kryeziu në Gjakovë, Rrotlla në Prizren, Gjinolli në Prishtinë e Gjilan, e kështu me radhë. Sidomos familja Gjinolli ishte aq e fuqishme në fillim të shekullit 19, saqë pjesëtarët e saj u quajtën “sundimtarë të dytë” të Kosovës, pas Sulltanit.

Tekstet e Kosovës thonë se për përhapjen e fesë islame ndikuan: presioni përmes taksës për tokë që e paguanin vetëm të krishterët; marrja e djemve nga familjet e krishtera shqiptare dhe dërgimi i tyre në Stamboll; si dhe reprezaljet e organeve shtetërore. Në të vërtetë, arsyet kryesore të ndërrimit të fesë te shqiptarët ishin më shumë materiale: interesi ekonomik, ngaqë lehtësoheshin taksat; mundësitë e karrierës; pastaj statusi, përkatësisht prestigji; prandaj vrulli i islamizimit të shqiptarëve në qytet ishte më i hovshëm. Po ashtu, një tjetër arsye e ndërrimit të fesë te shqiptarët ishte se shqiptarët katolikë kishin edhe më pak priftërinj sesa gjatë sundimit mesjetar serb.

Për fund, në shumicën dërrmuese të teksteve të Kosovës nuk figuron asnjë nga objektet fetare të ndërtuara kryesisht gjatë periudhës së sundimit gati pesëshekullor osman, siç janë: objektet për ritet fetare (xhamitë, mesxhidet, tyrbet, teqetë); objektet arsimore (medresetë e bibliotekat); dhe objekte e tjera (hamamet, urat e gurit, krojet publike, shtëpitë e banimit, kullat e sahatit, shatërvanet, hanet, çarshitë, e me radhë). Po ashtu, në tekstet në Kosovë nuk paraqiten shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruan në gjuhët orientale ose që shkruan shqip me alfabet arab, si Suzi nga Prizreni, Mesihi nga Prishtina, Jahja Dukagjini, Koçi Beu, Lytfi Pasha, Nazim Berati, Mehmet Akif Ersoj, Sheh Maliqi i Rahovecit e shumë të tjerë.

Sipas shumë historianëve të mirënjohur, përfshirë këtu vendor si Hasan Kaleshi, Stravo Skëndi apo edhe të huaj, si Noel Malcolm, George Gawryche tj, pohohet njëzëri që prishja e raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane filloi pas 1878-ës, pra pas lidhjes se Prizrenit. Çfarë mendimi keni për këtë?

Kjo është e saktë.

Cili është mendimi juaj për Lidhjen e Prizrenit?

Lidhja e Prizrenit ishte pa dyshim organizata më e madhe politiko-ushtarake që e kanë krijuar shqiptarët, por duhet thënë se në Prizren nuk janë mbledhë ashtu  siç pretendojnë tekstet tona, të gjithë përfaqësuesit e trojeve shqiptare, ngaqë shumica dërmuese e përfaqësuesve në Kuvendin e Prizrenit kanë qenë nga Kosova dhe nga Malësia, kurse nga Shqipëria e Jugut kanë qenë vetëm dy përfaqësues, njëri prej të cilëve Abdyl Frashëri. Lidhur me përkatësinë fetare të pjesëmarrësve të Lidhjes së Prizrenit, vetëm pesë nga delegatët e mbledhur në Prizren ishin të krishterë, madje në fund të dokumentit të parë të nxjerrë nga Lidhja e Prizrenit thuhet “ky dokument është nënshkruar nga 47 deputetë myslimanë, që të gjithë nga qytete të Shqipërisë Veriore e të Bosnjës”. Perandoria Osmane në vitin 1881 me forca të mëdha ushtarake e ka shuar Lidhjen e Prizrenit, por në fillim pushteti osman kishte simpati të madhe për këtë Lidhje dhe nuk krijoi kurrfarë pengesash për formimin e saj, sepse kjo e fundit synonte po ashtu t’i ruante hapësirat e banuara me shqiptarë që deri atëherë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit kishte dy rryma:tradicionalistët myslimanë, të cilët kanë dominuar sidomos në Kosovë dhe intelektualët autonomistë, të cilët gëzonin simpati kryesisht jashtë Kosovës.

A besoni se ka gjasa që në një të ardhme jo të largët të korrigjohet historiografia zyrtare, dhe a mendoni se në këtë proces duhen përfshirë me kompetenca zyrtare edhe historianë botërorë të angazhuar rreth historisë së trevave tona?

Tekstet mësimore të historisë të autorëve kosovarë duhet të ndalohen sa më parë, e autorët e këtyre teksteve duhet të dënohen për krimin e tmerrshëm që kanë bërë. Nxënësit kosovarë duhet ta mësojnë historinë botërore ashtu siç mësohet në Londër, Berlin, Paris e Romë. Ndërsa, historinë e Kosovës, për fat mirë, mund ta mësojnë nga libri për Kosovën i historianit të mirënjohur britanik Noel Malcolm, duke e përshtat atë për nevoja të nxënësve; edhe këtë përshtatje, për fat, e ka kryer Komiteti i Helsinkit në Serbi, i udhëhequr nga Sonja Biserko./tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Pas sa kohësh e humbin turshitë shijen e tyre?

Pas sa kohësh e humbin turshitë shijen e tyre?

Në Reçicë ende nuk ka dalë tymi i bardhë, qeveria e re vetëm mediatike

Në Reçicë ende nuk ka dalë tymi i bardhë, qeveria e re vetëm mediatike

BDI detyrohet të nxjerr zëdhënësin: nuk ka asnjë marrëveshje, po diskutojmë akoma

BDI detyrohet të nxjerr zëdhënësin: nuk ka asnjë marrëveshje, po diskutojmë akoma

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni