Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Studimi në vendet skandinave: fitorja e Trump dhe prirja e amerikanëve për të pranuar pabarazinë

by te Sheshi
11/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Studimi në vendet skandinave: fitorja e Trump dhe prirja e amerikanëve për të pranuar pabarazinë

Ndërsa Donald Trump përgatitet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, njerëzit ende flasin se si mundi republikani miliarder të fitonte zgjedhjet amerikane, ndërkohë që në të njëjtën kohë premtonte ulje të taksave për më të pasurit dhe pretendonte se ishte në anën e punëtorëve.

Akademikët në Skandinavi mendojnë se mund ta kenë gjetur shpjegimin. E gjitha ka të bëjë sesa shumë janë të prirur amerikanët për të pranuar pabarazinë.

Kërkimet nga ekonomistë të sjelljes në shkollën norvegjeze të Ekonomisë dhe universitetit të Stokholmit konstatuan se njerëzit në Shtetet e Bashkuara janë shumë më tepër të përgatitur për të pranuar pabarazinë dhe më pak të vullnetshëm për t’u përpjekur që ta rindërtojnë këtë çështje, sesa norvegjezët.

Ata zhvilluan një eksperiment ku “spektatorëve” – 1 mijë nga Shtetet e Bashkuara dhe 1 mijë nga Norvegjia – iu kërkua të vendosin sesi “punëtorët” duhet të paguheshin për detyrat që ata kishin plotësuar online. Kërkuesit rekrutuan 1334 punonjës me detyra online në marketing ku njerëzit mund të paguajnë të tjerët për detyra si ngritja e një faqeje shitjesh apo përkthimi i një teksti.

Në këtë rast, punonjësve iu tha se do të merrnin një tarifë pjesëmarrjeje prej 2 dollarësh për të kryer detyra si ç’kodimi i fjalive apo detyra të tjera të dallimit të ngjashmërive. Së bashku, ata punuan në këto detyra rreth 20 minuta.

Punonjësit u ndanë më pas në çifte, dhe u grupuan në “A” dhe “B”. Në mënyrë që të vlerësohej pranimi relativ i pabarazisë mes njerëzve në SHBA dhe Norvegji, spektatorëve iu kërkua të vendosnin se si duhej ndarë një bonus midis çifteve të punëtorëve sipas tre skenarëve. Bonusi do të jepej shtesë sipër tarifës së pjesëmarrjes.

Në skenarin e parë, kërkuesit dëshironin të vlerësonin sesi njerëzit reagonin ndaj pabarazisë që vjen nga fati i keq. Spektatorëve iu tha se punëtori A dhe punëtori B e kryen punën me të njëjtën cilësi, mirëpo një llotari e zakonshme vendosi t’ia japër të gjithë bonusin prej 6 dollarësh punëtorit A. Spektatorët duhet të vlerësonin nëse u pëlqente t’i linin gjërat kështu si ishin apo të rishpërndanin bonusin midis dy punëtorëve.

Gjetjet e kërkuesve ishin tronditësve. Mes spektatorëve norvegjezë, 80 për qind zgjodhën të rishpërndajnë bonusin dhe ta bëjnë të barabartë mes dy punëtorëve. Midis amerikanëve vetëm 50 për qind vendosën ta rishpërndajnë atë.

“Me këtë trajtim sipas fatit, ne dëshirojmë të shohim nëse njerëzit e shohin burimin fillestar të pabarazisë si të padrejtë ose jo”, thotë nga nga autorët e studimit, prof. Bertil Tungodden nga shkolla Norvegjeze e Ekonomisë.

“Amerikanët janë shumë, shumë më tepër të prirut të thonë në të njëjtën situatë: mirë, shumë mirë për ty, do ta lëmë kështu si është”.

Duke i zbatuar këto gjetje për fitoren e Trump, Tungodden tha: “Amerikanët votuan për një kandidat që premtoi të ulte taksat për më të pasurit kur vendi përballet me nivele historike të pabarazisë. Kjo përbën habi nisur nga perspektiva europiane, por studimi ynë tregoi se si amerikanët kanë shumë më të prirur se skandinavët ta konsiderojnë një pabarazi si të drejtë, madje edhe në rastet kur pabarazia është e shkaktuar nga fati i keq”.

Ndërkaq, sipas skenarit të dytë, kërkuesit dëshironin të masnin sesi njerëzit reagonin ndaj fitimeve më të larta bazuar tek merita. Spektatorëve u thanë se se një punëtor e mori bonusin për shkak se kishte bërë një punë më të mirë. Spektatorëve iu kërkua të vendosnin nëse do e rishpërndanin bonusin.

Në këtë skenar, norvegjezët ishin shumë më të lumtur të pranonin fitimet e pabarabarta, me vetëm 35 për qind që zgjodhën rishpërndarjen. Vetëm 15 për qind e amerikanëve dëshironin rishpërndajnë.

“Gjetëm se burimi i pabarazisë kishte një vlerë shumë të madhe. Sapo lidhet me performancën, njerëzit janë shumë të gatshëm të pranojnë pabarazinë dhe kjo ndodh në të dyja vendet”, thotë Tungodden.

Ekonomistët thonë se rezultati ndihmon në sqarimin e disa miteve për natyrën e rishpërndarjes në Norvegji dhe në vendet fqinje. “Njerëzit nuk e vlerësojnë mjaftueshëm se ka një element merite në mirëqënien sociale në vendet nordike”.

Në fund, sipas skenarit të tretë, kërkuesit dëshironin të testonin sesi ndjeheshin njerëzit për rishpërndarjen ku kjo e fundit bëhej me kosto. Spektatorëve iu tha se punëtori A dhe punëtori B kishin bërë të njëjtën punë me cilësi të njëjtë por njërit prej tyre i ishte dhënë i gjithë bonusi me anë të llotarisë. Spektatorëve iu tha se mund t’i linin gjërat siç ishin apo të ndanin mes tyre bonusin, por nëse ndodhte kjo e dyta, bonusi do të tkurrej. Për shembull, punëtori A dhe punëtori B do të merrnin nga 2 dollarë, edhe pse bonusi fillimisht ishte 6 dollarë.

Në këtë rast, rezultatet treguan të njëjtin trend si në skenarin e fatit. Me fjalë të tjera, një pjesë e madhe e norvegjezëve ende dëshironin të barazonin fitimet midis dy punëtorëve pavarësisht se rishpërndarja vinte me kosto. Kështu 80 për qind e norvegjezëve dhe 50 për qind e amerikanëve ende dëshironin të kishte barazi, thotë Tungodden.

“Nuk ndryshon absolutisht asgjë”, thotë ai. “Njerëzit në përgjithësu nuk janë të fokusuar tek kostoja e rishpërndarjes së fitimeve”.

Tungodden sheh në këto rezultate leksione për politikanët në Britaninë e Madhe që fushatuan për të qëndruar në BE gjatë referendumit, duke i paralajmëruar për koston e mundshme të largimit nga blloku, në atë që po bëhet i njohur si “projekti frikë”.

Shumë njerëz u motivuan të votonin për largimin për shkak të mungesës së drejtësisë, thotë Tungodden. “Njerëzit në kampin e jo-së, të qëndrimit në BE, argumentuan se kishte plot përfitime duke mos u larguar nga Europa, por votuesit ishin të shqetësuar me aspektin e barazisë e jo me koston”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Raporti: Kuvendi i Kosovës më 2016 miratoi vetëm 36 % të ligjeve; Vetëvendosje më aktivja

Raporti: Kuvendi i Kosovës më 2016 miratoi vetëm 36 % të ligjeve; Vetëvendosje më aktivja

Opozita i vë kushte mazhorancës për zgjedhjet, bie era bojkot

Opozita i vë kushte mazhorancës për zgjedhjet, bie era bojkot

Kotelja adoptohet nga familja e qenushëve, tani ajo mendon se është një husky

Kotelja adoptohet nga familja e qenushëve, tani ajo mendon se është një husky

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni