Malaria e llojit “Plasmodium falciparum”, përgjegjësepër pjesën më të madhe të infeksioneve dhe të vdekjeve që ndodhin sot, ka qenë e pranishme edhe në Romën e lashtë.
Këtë e kanë vërtetuar analizat gjenetike të mbetjeve të individëve të varrosur në tre varreza të ndryshme të gjendura në provincat e Romës së sotme: Salerno dhe Bari.
Studiuesit kanë mbledhur kampione nga 58 të rritur dhe 10 fëmijë të marra nga këto varreza, gjatë periudhës perandorake. Të dhënat gjenetikë kanë treguar se lloji i malaries në atë kohë, me shumë gjasa ishte i njëjti me malarjen e sotme./tesheshi.com/