Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Studim shkencor: femrave apo meshkujve, ja kujt i leverdis më shumë një diplomë me nota të mira

Femrave iu leverdis të marrin një diplomë sepse do të kenë mundësinë të kenë një rrogë sa trefishi i asaj të shoqeve të tyre që janë mjaftuar me një shkollë të thjeshtë. Kjo është ajo që ndodh në Britaninë e Madhe. Ai që ka pikturuar këtë kuadër të përgjithshëm ka qenë një kërkim i realizuar në Universitetin Kembrixh e Harvard.

Nën studim dhe vëzhgim janë marrë të dhënat personale (anonime) të disa vullnetarëve, të cilët janë treguar të gatshëm për të ndjekur studimin: deklarime të reddit, taksave të paguara, hua të kërkuara për të përfunduar studimet në universitet etj. Të dhënat e paraqitura në studim u takojnë plotë 260.000 personave që kanë frekuentuar universitetin prej vitit 1998 deri në vitin 2011 dhe ajo që doli si rezultat i studimit ishte me të vërtetë mbresëlënës.

Para së gjithash duhet thënë se femrat e diplomuara me nota maksimale paguhen më pak se kolegët e tyre meshkuj. Dhjetë vite pas diplomimit, 10% e meshkujve fitojnë mbi 55 mijë stërlina në vit (rreth 75 mijë euro) dhe 15% më shumë se 73 minë (99 mijë euro), ndërsa 1% arrin deri në 148 mijë stërlina (200 mijë euro).

Për femrat, fitimi më i ulët për 10% të tyre është 43 mijë stërlina (58 mijë euro), 5% fitojnë 54 mijë (75 mijë euro) dhe 1% fitojnë 89 mijë (120 mijë euro). Duhet shtuar edhe diçka, që ka të bëjë me një element absolutisht të ri: femrat e diplomuara me nota të larta fitojnë tre fishin e kolegeve të tyre që janë mjaftuar vetëm me një diplomë të thjeshtë./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts