Efektivja policore Ina Nuka, e cila u bë e njohur fatalisht nga këputja e gishtave të njërës dore prej një kapsolleje lëshuar drejt uniformave blu në një prej protestave të banorëve të “Astirit”, ajo zhvilluar para parlamentit afro tre javë më parë, është kthyer nga Turqia ku u kurua për disa ditë rresht. Ajo, veç kolegëve, u prit gëzueshëm dhe nga ministri Sandër Lleshaj.
“Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë. Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë”, njeriu në krye të Rendit.
Por ndërkohë, fjalia e dytë – “një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë” – vjen në një kohë kur një pjesë e rinisë studentore shqiptare është ngritur në protesta, të cilat kanë theks të dukshëm anti-qeveritar, ngërthyer në 8 kërkesa. /tesheshi.com/