Kjo e shtunë ishte dhe starti i pushimeve të protestave studentore në Tiranë, ku protagonistë të saj kanë paralajmëruar kthim në janar, me të njëjtin intensitet.
Ata kanë lënë pas disa kartolina për kryeministrin Rama, ku simbolikisht dhe praktikisht, ia kanë kujtuar me to kërkesat e parashtruara, të paketës së famshme të 8 pikave.
E ndërkohë, për njërën prej tyre, shefi i qeverisë iu është përgjigjur sot me anë të një video-je.
Bëhet fjalë për përmisimin e kushteve nëpër konvikte. Duke inspektuar disa kantiere në terren, Rama shkroi:
“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars.
Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më pare.
Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt”, shkruan Rama, duke përcjellë dhe pamjet e mëposhtme…/tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/367483077391477/?t=21