Një incident i ngjashëm me atë të Hamburgut fundvitin e kaluar ka ndodhur orët e pasdites në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Një kamion u sul drejt turmës para një supermarketi, ku si pasojë kanë mbetur të vekur tre persona e dhjetra të tjerë janë plagosur.
Kryeministri Stefan Lofven e cilësoi ngjarjen si një “sulm terrorist” dhe shtoi më tej se i dyshuari është arrestuar.
Tashmë gjithçka është nën hetim intensiv për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe se ç’përfaqson autori.
Suedia nuk përfshihet ndër ato vende me rrezik aktesh terroriste, pasi si shtet nuk ka implikime në zhvillimet globale. Kujtojmë dhe njëherë se një rast i ngjashëm ndodhi dhe në një treg Krishtlindjesh në Hamburg ditët e fundit të 2016-ës, ku pati dhjetra viktima. /tesheshi.com/