Një deklaratë shokuese është bërë nga ish-kandidati për president në Maqedoni në radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai në një prononcim për gazetën “Slloboden Pecat” ka theksuar se eurokomisioneri Hahn është vënë hapur në mbështetje të VMRO-DPMNE-së.
“Deklarata e Johannes Hahn se nuk është me rëndësi nëse të gjithë do të marrin pjesë në zgjedhje. Në këtë mënyrë, ai ka inkurajuar VMRO-në që të vazhdojë me qëndrimin shumë të ngurtë dhe që të mos lëshojë pe”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.
Më tej, Pendarovski thekson se nuk pret që të ketë lëvizje të dukshme pozitive në negociatat e partive politike me ndërmjetësuesin Van Haute. Ai shprehet se mund të ketë ndonjë përparim në pastrimin e listave zgjedhore, por nuk mjafton koha për ta realizuar tërë procesin deri më 24 prill.
Edhe në aspektin e mediumeve, Pendarovski ka qëndrim skeptik për përparim në negociatat, duke përmendur se edhe Van Haute ka deklaruar se propozimi i VMRO-së nuk është në harmoni me BE-në. /tesheshi.com/