Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

SPECIALE/ Keti Bazhdari, gruaja që mundi e vetme Tom Doshin

Nga te Sheshi
09/04/2015
në Artikuj të përzgjedhur, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ Keti Bazhdari, gruaja që mundi e vetme Tom Doshin
30
SHPËRNDARJE

Profili i kandidatës të së majtës për kreun e bashkisë së Shkodrës

 

Nga Ylli Pata

Kur e mënjanoi dy vjet më parë nga drejtimi i degës së socialistëve të Shkodrës, shumë nga mbështetësit apo kolegët e saj e kanë anatemuar Edi Ramën. Kur nuk e kandidoi për deputete në 2013, e kanë urryer duke menduar se kryetari i partisë është i “kapur” nga kreu i listës së Shkodrës dhe nuk lëviz dot.

Por vetëm dy vjet më pas u kuptua lëvizja e Kryeministrit aktual, i cili të përzgjedhurën e tij politike në Shkodër e ruajti nga “furtuna” e madhe”, e vendosi në “inkubator” për ta “lëshuar” sot.

Bazhdari me ekipin e saj, i pandashëm që prej 3 vitesh
Bazhdari me ekipin e saj, i pandashëm që prej 3 vitesh

Në fakt, Keti Bazhdarin, 35 vjeçaren që përballi e vetme të “tmerrshmin” dhe kur të gjithë deputetët(sot ministra) i rrinin “sus”, e ka “zbuluar” dhe mbështetur, por edhe ruajtur nga përplasja, vetë lideri socialist, Edi Rama. i cili ka ndërmarrë një eksperiment jo të zakontë, duke kandiduar një femër jo të zakontë për kryetare të bashkisë së madhe të Shkodrës, e cila shtrihet nga derdhja e lumit Buna në Velipojë e deri në Alpet shqiptare në Dukagjin.

Po pse është “e pazakontë” dhe goditëse kandidimi i Keti Bazhdarit për kryebashkiake të njësisë më të madhe administrative të veriut të Shqipërisë?

Gruaja që në fund të këtij muaji mbush 35 vjeç, edhe pse vjen nga një trashëgimi qytetare e rëndësishme në Shkodër, tre kulmet e saj në jetë i ka arritur vetë.

Financierja në një njësi prodhimi me mall porositësi për eksport, apo siç quhet ndryshe fason, mori guximin të ndërmarrë vetë një rrisk të madh, duke u bërë biznesmenia(grua) kryesore e Shkodrës që administron një ndërmarrje prodhuese me qindra punëtorë, më pas në mënyrë të butë u kthye në figurën kryesore të opozitës socialiste, duke tentuar(në atë kohë të zhurmshme e të dhunshme) të jetë alteregoja ndryshe e “shkodranes së hekurt”, Jozefina Topalli.

Kulmi i tretë i Keti Bazhdarit, ishte akti që shumëkush e cilësoi se e nxori nga politika ende pa hyrë por që rezultoi se e kishte gabim. E vetme, me pak bashkëpunëtorë të rinj dhe si vetja, kundërshtoi Tom Doshin në kulmin e fuqisë së tij. Pikërisht akti i tretë i Keti Bazhdarit bëri që të fitojë simpatinë e bashkëqytetarëve të saj dhe siç duket dhe të “mësuesit” të saj politik, Edi Rama, i cili e nxori në kohën e duhur, vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

Trashëgimia

35 vjeçarja që nuk e heq kurrë buzëqeshjen nga fytyra e saj, është trashëgimtare e një familje të njohur të Shkodrës, e persekutuar nga regjimi komunist. Por as i ati e as Keti kurrë nuk janë mburrur me këtë status kur shumëkush e bënte. Ndrek Bazhdari, ka qenë një nga të rinjtë e parë në Shqipëri që iu kundërvu regjimit komunist me trakte, pikërisht në kohën e revolucionit hungarez.

U degdis në golgotat e diktaturës, megjithatë kur doli nga burgu nuk kërkoi hakmarrje por demokraci. Së bashku me Dom Simon Jubanin, priftin që hapi meshën e parë në Shqipëri, nxiti krijimin e një grupimi politik intelektual të dissidences, por u ndërpre nga elita e re e PD që kontrollonte gjithçka. Edhe pse një katolik, Ndrek Bazhdari ishte ndër mbështetësit e flaktë bashkë me kolegë të tij, të muslimanit Bahri Boriçi në vitin 1996, kur u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës nga një koalicion qytetar i propozuar nga e djathta historike.

Përplasja me Doshin

Kjo pjesë e profilit politik të Keti Bazhdarit është padyshim më e panjohura nga publiku shqiptar dhe më e pambuluara nga media. Nuk ishte as 30 vjeçare kur në vitin 2010, biznesmenja e re, mblodhi rreth vetes disa intelektualë të njohur duke themeluar “degën e PS të qytetit”, në kohën kur PS-në e Shkodrës e komandonte me “izëm e me pash” Tomë Doshi. Dega e PS-së së qytetit u bë në fakt, rivalja reale e Komitetit të vjetër të PS-së së rrethit, jo vetëm në formë por dhe në përmbajtje.

E ndodhur në “meze” të vendit, në Piacë, përballë Xhamisë së Madhe dhe pranë Kishës Françeskane, dega e qytetit konkuronte me zyrën e vjetër, e cila gjendej në një rrugicë të humbur. Në të parën gjallonin intelektualë, studentë dhe të rinj plot energji, tek komiteti i vjetër vinin njerëzit e zakonshëm. Pra realisht u krijuan dy PS. Asnjëra nuk shkelte tek tjetra. Në mbledhjet e qytetit nuk vinin kurrë mbështetësit e zhurmshëm të Tomës dhe anasjelltas, në takimet e degës së rrethit nuk shiheshin pasuesit e Ketit. Në një periudhë të gjatë u konsumua “një luftë e ftohtë” mes palëve.

Por pas zgjedhjeve vendore të 2011 ku kandidati i propozuar nga Doshi në qytet mori rezultatet më të ulëta historike për të majtën, deputeti i fortë i dërgoi në tryezë Edi Ramës aksiomën retorike: “O unë o ajo”. Dhe si përfundim, dega i PS-së së qytetit u shkri dhe Doshi komandoi disa drejtues, të cilët rrëzoheshin njëri pas tjetrit ende pa qëndruar. Deri në katapultimin e Megi Ajtyresës, me gjasë për ta përgatitur dhe kandiduar në garën për kreun e bashkisë.     Tom Doshi në zgjedhjet e 23 qershorit u bë njeriu që komdandonte gjithçka dhe në fund mori edhe meritën e përmbysjes së madhe ku PD doli në minorancë, por në qytet e majta fitoi si pasojë e LSI-së, e cila kandidoi një emër të njohur, Agron Çelën.

Me këtë të fundit dhe establishmentin e tij Doshi ka qenë në përplasje permanente dhe ndërsa i shtoheshin armiqtë i binte fuqia. Keti Bazhdari githsesi punonte e punonte në planin e saj duke zgjeruar terren në Shkodër, duke e bërë rivalin e saj ta ndiqte në çdo hap. Ndërsa Keti themeloi një fondacion filantropik, edhe Doshi bëri të njëjtën gjë. Në Shkodër mediat lokale transmetonin pamje të aktiviteteve paralele të Bazhdarit dhe Doshit. Por ky i fundit e pa që rivalja e vjetër po fitonte terren çdo ditë, ndërsa ai po e humbte.

Në fillim të këtij viti u bë e qartë se Edi Rama kishte tek Keti Bazhdari, planin e tij politik për Shkodrën. Duke parë t’i rrëzohej gjithçka kishte ndërtuar nën këmbët e tij, Tom Doshi, shpërtheu duke kërcënuar me “luftën finale”. Njeriu i fortë nga Nënshkodra, ndërsa mundi një grua tjetër në Shkodër, Jozefina Topallin, kësaj here ishte mundur nga një tjetër grua. Por krejt e ndryshme nga e para; e butë, e qeshur dhe kurrë agresive. Një imazh ndryshe, me të cilën do të jetë e vështirë të konnkurrojë çdo kandidat. Edhe pse bëhet fjalë për një betejë mjaft të vështirë. Një terren politik konglomerat, nga Adriatiku tek Alpet dhe një elektorat i larmë. Por në radhë të parë në Shkodrën e njëmijë fijeve të nëndheshme që e kanë mbajtur peng për 25 vite qytetin me trashëgimi të pasur kulturore dhe intelektuale.

Keti Bazhdari, pikërisht nga historia e nisi udhëtimin e saj këtë fundjavë, ku nga një simbol si Ura e Mesit e Kalaja e Drishtit nxori parullën që siç duhet do të jetë sllogani elektoral: “Ta kthejmë Shkodrën në identitetin e saj”. Mos vallë e kemi dëgjuar diku tjetër para më shumë se një dekade këtë moto zgjedhore?!

(tesheshi.com)

Tags: profil i keti bazhdarit

Të ngjashmeLajme

Patriotizmi financiar: 40 mijë dollarë për të shpëtuar Shqipërinë!
Kujtesë

Patriotizmi financiar: 40 mijë dollarë për të shpëtuar Shqipërinë!

04/06/2023
Ku Sulltan Mehmed Fatih çliroi Stambollin 570 vjet më parë
Kujtesë

Ku Sulltan Mehmed Fatih çliroi Stambollin 570 vjet më parë

30/05/2023
Kur kjo ngrehinë fashiste shndërrohej në universitet
Kujtesë

Kur kjo ngrehinë fashiste shndërrohej në universitet

30/05/2023
Lajme të tjera
Agolli një hero në Azerbaxhan pas mundjes së armenëve

Agolli një hero në Azerbaxhan pas mundjes së armenëve

Kina kërkon riaktivizimin e “Rrugës së Mëndafshit” edhe në Shqipëri

Kina kërkon riaktivizimin e “Rrugës së Mëndafshit” edhe në Shqipëri

Përplasja/ Ja pse masat tatimore të Athinës e shqetësojnë Sofjen

Përplasja/ Ja pse masat tatimore të Athinës e shqetësojnë Sofjen

TË FUNDIT

Gruaja që thotë të vërtetën për veriun e Kosovës

Gruaja që thotë të vërtetën për veriun e Kosovës

40 minuta Më parë
Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

1 orë Më parë
Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

2 orë Më parë
Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

06/06/2023
Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

06/06/2023
Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

05/06/2023
Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

05/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist