Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

SPECIALE/ “Grupi i Drenicës”, historia e aktakuzave dhe vendimi për dënimin

Nga te Sheshi
27/05/2015
në Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
SPECIALE/ “Grupi i Drenicës”, historia e aktakuzave dhe vendimi për dënimin
5
SHPËRNDARJE

Nga Bashkim Kastrati

Gjykata Themelore e Mitrovicës mori vendim për “Grupin Drenica 1 dhe 2”. Sipas këtij vendimi, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burgim. Ndërsa Sylejman Selimi ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, është dënuar me 6 vjet burgim me “Grupin Drenica 1” dhe 8 vjet të tjera nga “Drenica 2”, duke u dënuar kështu në total me 14 vite burgim.

Nga “Grupi Drenica 2” janë dënuar Hysni Thaçi me 7 vjet burg, Zeqir Demaku me 7 vjet dhe Jahir Demaku me 7 vjet po ashtu. Ndërkaq Isni Thaçi – 6 vjet burgim, Agim Demaj – 3 vjet burgim, Fadil Demaku – 3 vjet burgim, Nexhat Demaku 3 vjet burgim, Bashkim dhe Driton Demaj 3 vjet burgim, Selman Demaj – 3 vjet burgim.

Të gjithë këta akuzohen se kanë kryer krime lufte që supozohet se ka ndodhur në verën e vitit 1998 në fshatin Likoc të Skenderajt.

Ndërkaq janë liruar nga aktakuza Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha dhe Avni Zabeli.

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka arsyetuar vendimin me të cilin ka shpallur fajtor Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin. Selimi është dënuar pasi që në gusht dhe shtator të vitit 1998 ka rrahur në disa raste dëshmitarin A, në Likovc. Po ashtu Sylejman Selimi në disa raste ka shkuar tek dëshmitari A, dhe e ka shkelur integritetin e tij si dhe e ka kërcënuar me jetë.Në këtë rast ai ka demonstruar karakteristika të torturës ndaj dëshmitarit A.

Avokati i Sylejman Selimit, Gregory Guy Smith, ka kërkuar para trupit gjykues që të mos dënohet me 14 vite burgim duke e cilësuar këtë dënim si shumë të rëndë. Ai ka kërkuar që të mos bashkohen të dyja dënimet që gjykata ka shqiptuar, sot në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica II”, ndërsa vendimin e trupit gjykues e ka quajtur të tmerrshëm.

Ndërsa për Sami Lushtakun, trupi gjykues ka numëruar si fakt se Lushtaku me pistoletën e tij të markës TT, ka shkrepur tri herë në një person, ndërsa kjo ka ndodhur në mes të fshatrave Galicë dhe Dubovc. Sipas trupit gjykues, faktet janë vërtetuar në bazë të dëshmive të dëshmitarit A dhe B. Periudha kohore prej 24 maj 2013 deri 19 dhjetor 2014, do të iu llogaritet si vuajtje e dënimit.

Dy komuna në zgjedhje të jashtëzakonshme

Në rast të vendimit të plotfuqishëm, Komuna e Skenderajt që udhëhiqet nga Sami Lushtaku dhe ajo e Drenasit që udhëhiqet nga Nexhat Demaku (të dy këta të PDK-së) shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.  Gjithashtu PDK duhet që ta zëvendësojë edhe deputetin Fadil Demaku, i cili po ashtu është dënuar me 3 vjet burgim. Pra në këtë aktgjykim janë dënuar katër vëllezërit Nexhat, Fadil, Zeqir dhe Jahir Demaku. Ky i fundit ishte drejtor departamenti në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Ky vendim ka nxitur reagime të shumta të partive politike, organizatave të dala nga lufta dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër. Gjithashtu vendimi është kundërshtuar ashpër nga avokatët e të dënuarve, duke e quajtur të pabazë dhe politik, ndërsa kanë paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Kundër dënimeve të larta për ish-eprorët e UÇK-së kanë reaguar deputetët Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

“Kur bëhet fjalë për dënimin e luftëtarëve të UÇK-së, atëherë vetëm drejtësia mungon”, ka thënë Selimi.

Ndërsa Haradinaj ka theksuar se Lushtaku dhe Selimi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Përmbajtja e aktakuzave

Me datën 8 nëntor 2013 prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ish bashkëluftëtarëve të tij të tjerë, të njohur si “Grupi i Drenicës”. Zyra për Informim e EULEX-it pati konfirmuar ngritjen e kësaj aktakuze. Ndërsa Selimi, Lushtaku dhe 15 të akuzuarit tjerë nga “Grupi i Drenicës” kanë qenë në paraburgim që nga 31 maji i vitit 2013.

Sipas aktakuzës, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë dhe ish-ambasadori Sylejman Selimi, “në kapacitetin e tij si anëtar i UÇK-së dhe si person që ka ushtruar kontroll mbi qendrën e burgimit në Likoc në bashkëpunim me Sami Lushtakun, Avni Zabelit dhe Sahit Jasharit, dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pacaktuar civilësh shqiptarë”, të mbajtur në qendrën e burgimit. Në shtator të vitit 1998, ai dyshohet të ketë abuzuar një të burgosur që i referohet si “dëshmitari A” duke e rrahur më parë me grushte pastaj me shkopinj druri”. Sipas aktakuzës, ai dyshohet gjithashtu se ka “urdhëruar dëshmitarin B, një civil të mbajtur në qendrën e burgimit në Likoc, të qëllonte vazhdimisht dëshmitarin A me një copë druri dhe shtypi organet gjenitale të dëshmitarit A, dhe e tërhoqën në tokë më pas”.

Ndërsa, Sami Lushtaku, akuzohet vrasjen e një burri dhe keqtrajtimin e të burgosurve të tjerë në qendrën e burgimit të UCK-së, thuhet në dokument.

“Në një lokacion të pacaktuar mes fshatrave të Galicës dhe Dubovcit, në një datë të pacaktuar në shtator të vitit 1998”, Lushtaku dyshohet “se ka vrarë një të burgosur të panjohur civil shqiptar duke e qëlluar tri herë në kokë me një pistoletë TT”, thuhet në aktpadi. Por nuk dihet identiteti i viktimës së supozuar që është vrarë dhe nuk është gjetur asnjëherë as trupi i tij.

Ndërsa Sahit Jashari, është hetuar mes të tjerash, se “ka dhunuar vazhdimisht integritetin trupor, dhe shëndetin e Ivan Bulatoviç, një oficer serb i policisë të mbajtur peng në duart e UÇK-së”.

“Më saktë, i pandehuri ka marrë pjesë në krim duke e dërguar disa herë Ivan Bulatoviçin në sheshin në Likoc, duke thënë publikisht se kushdo që donte të rrihte Bulatoviçin mundej, dhe duke e mbajtur viktimën para një numri të pacaktuar personash që e qëllonin”, thuhet në dokument.

Polici serbë Ican Bulatoviç, njihej në rajonin e Drenicës për rrahje, tortura dhe dyshime për vrasje që ka bërë ndaj shqiptarëve atje.

Pas mbajtjes së disa seancave gjyqësore dhe pas anulimit të disa prej tyre për shkak të gjendjes jo të mirë të Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit, ndërkohë me 19 dhjetor të vitit 2014 është liruar nga paraburgimi “Grupi Drenica 1”. Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte aprovuar kërkesën për lirimin e Lushtakut dhe Sylejman Selimit dhe se në aktvendim nuk kishte masa të tjera zëvendësuese. Që nga ajo kohë Lushtaku vazhdon ta udhëheq Komunën e Skenderajt, e cila për më shumë se një vit mbeti pa kryetar.

Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim i të lartcekurve, pati shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve dhe u patën organizuar disa protesta përmes të cilave është kërkuar lirimi i të arrestuarve.

“Arratisja” e zhurmshme e Sami Lushtakut

Prokuroria në muajin maj të vitit 2014 ka marrë vendim që Sami Lushtaku dhe të tjerët të vazhdojnë paraburgimin në Veri të Mitrovicës. Ky vendim nuk është pranuar nga të paraburgosurit. Sami Lushtaku, i cili ka pati shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim shëndetësor, nuk ka pranuar që të del nga aty. Ndonëse kishte dyshime se ai ka ikur edhe nga QKUK. Pra për tri ditë ditë opinioni kosovar asnjëherë nuk ka mundur ta kuptojë saktë nëse Sami Lushtaku dhe dy të akuzuar tjerë për krime lufte, janë arratisur nga paraburgimi. Asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë përgjigje të qartë për këtë. Por më në fund udhëheqësi i Shërbimit Korrektues e pati sqaruar paksa këtë situate.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, kishte deklaruar se tre të paraburgosurit, të pandehur për krime lufte, janë arratisur. Policia kishte lëshuar urdhër arrest për ta. Ndërsa familjarët e të pandehurve të cilët kundërshtonin vendimin e gjyqtarit të EULEX-it, për dërgim të Lushtakut dhe të tjerëve në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës, të menaxhuar nga serbët, vazhdimisht kanë deklaruar se familjarët e tyre, refuzojnë vendimin e gjyqtarit, por nuk janë arratisur.  Në oborrin e QKUK-së u organizuan protesta nga familjarët, të përkrahur edhe nga qytetarë të Komunës së Skenderajt. Ndërsa tërë kjo situatë përfundoi, kur prokuroria ndërroi mendje dhe mori vendim që Sami Lushtaku dhe të tjerët të dërgohen në burgun e Dubravës.

Ky është gjykimi i tretë me radhë i profilit të lartë për krime lufte që kur EULEX-i filloi punën e tij në vitin 2008.

Deri më tani, EULEX-i ka gjykuar 16 raste të krimeve të luftës, shtatë nga këto raste kishin të bënin me të pandehur serbë dhe tenët tjerat me shqiptarë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO
Politikë

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”
Ekonomi

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
Konflikti

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Lajme të tjera
Majlinda Keta: Përzgjedhja e Erjon Velisë nuk më ka befasuar, është zgjedhja vetëm e Kryetarit fuqiplotë

Majlinda Keta: Përzgjedhja e Erjon Velisë nuk më ka befasuar, është zgjedhja vetëm e Kryetarit fuqiplotë

Sevilla shkruan historinë, mbron titullin e Europa Ligës

Sevilla shkruan historinë, mbron titullin e Europa Ligës

Nga Ylli PATA: Shansi për Ballkanin dhe frika e Vuçiçit për “stuhitë” në shtëpi

Nga Ylli PATA: Shansi për Ballkanin dhe frika e Vuçiçit për “stuhitë” në shtëpi

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

11 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

12 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

13 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist