Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Spanja merr në dorë BE-në: katër prioritet e Madridit

Të veçantat e një presidence iberike

by te Sheshi
01/07/2023
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Spanja merr në dorë BE-në: katër prioritet e Madridit

Nisja e korrikut sheh ndryshimin e zakonshëm në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian, me Spanjën që merr presidencën e rradhës nga Suedia dhe kryeministri Pedro Sanchez udhëton në Kiev për të treguar mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ukrainën.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Sanchez-it që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar, ku ai do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.

Presidenca spanjolle është presidenca e fundit e plotë para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen nga 6 deri më 9 qershor të vitit të ardhshëm, gjatë presidencës belge të Unionit.

Sanchez është në mes të një fushate elektorale, që do të thotë se qeveria e tij do të nisë këtë presidencë, por nuk është e sigurt se do ta përfundojë atë, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Tre javë pas marrjes së presidencës, spanjollët do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe Sanchez tha se këto zgjedhje nuk do të prishin presidencën e ardhshme.

Sanchez thirri zgjedhjet e parakohshme për 23 korrik pasi Partia e tij e Punëtorëve Socialiste (PSOE) pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale muajin e kaluar.

Kjo është qeveria e dytë e Sanchez-it, i cili është kryeministër që nga viti 2018.

Sanchez vlerësoi se tani ka perspektiva më të mira sesa të presë zgjedhjet e rregullta në dhjetor.

Në mesin e qershorit në Madrid, ai prezantoi programin e presidencës spanjolle, në të cilin janë katër prioritete: kthimi i industrisë në Evropë, tranzicioni i gjelbër, forcimi i drejtësisë sociale dhe uniteti i BE-së.

Përveç katër prioriteteve, Sanchez tha se Spanja do të përpiqet të përfundojë procesin legjislativ deri në fund të vitit për një pakt të ri për migracionin dhe azilin, reformën e tregut të energjisë, mbi rregullat e reja fiskale dhe këmbënguljen në mbështetjen e Ukrainës e cila po lufton kundër agresionit rus.

Spanja njofton se do të punojë për të tërhequr kompani të reja në Evropë në kontekstin e ndryshimeve gjeopolitike, teknologjike dhe mjedisore, të cilat i sheh si një mundësi për të reduktuar varësinë e tepruar të BE-së nga vendet e treta në fusha të tilla si energjia, shëndetësia, teknologjia dixhitale, ushqimi.

Sanchez njoftoi se do të kërkojë të vendosë standarde minimale të taksave të korporatave në BE, në mënyrë që kompanitë e mëdha shumëkombëshe të paguajnë taksa të drejta, veçanërisht në sektorin dixhital, dhe të luftojë kundër evazionit fiskal dhe përdorimit të kompanive guaskë.

Spanja do të kërkojë gjithashtu të forcojë lidhjet me Amerikën Latine, e cila u kolonizua nga spanjollët në shekullin e 15-të dhe ku sot shumica e popullsisë flet spanjisht.

Me presidencën spanjolle, fillon një treshe e re presidenciale, e cila përfshin edhe Belgjikën, e cila do të kryesojë në gjysmën e parë dhe Hungarinë, në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Treshja përcakton qëllimet afatgjata dhe përgatit një program të përbashkët që përcakton temat dhe çështjet kryesore me të cilat do të merret Këshilli i BE-së në një periudhë prej 18 muajsh.

Kjo është presidenca e pestë e Spanjës, e cila u bë anëtare e Unionit në vitin 1986.

Ajo kryesoi për herë të parë në 1989, pastaj në 1995, 2002 dhe 2010. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
BE, qëndrim ndaj djegies së fundit të Kur’anit

BE, qëndrim ndaj djegies së fundit të Kur’anit

Pamje shqetësuese: humb jetën piloti i ri i Formula tre

Pamje shqetësuese: humb jetën piloti i ri i Formula tre

Kur ballkanasit vlerësojnë turizmin shqiptar: ç’ndodh në “Maldivet e Europës”

Kur ballkanasit vlerësojnë turizmin shqiptar: ç’ndodh në “Maldivet e Europës”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni