Spanja, një ndër pesë shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka vendosur që të njohë pasaportat e saj, tashmë në nisje të lëvizjes se lirë, me heqjen e regjimit të vizave, pas një sage disavjeçare të Prishtinës zyrtare.
Është numri dy i qeverisë, Besnik Bislimi, i cili njofton “lajmin e mirë” për Kosovën, ardhur nga Madridi.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.
DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, shkruan Bislimi në FB. /tesheshi.com/