Ish-Ministri i Transportit në Maqedoninë Veriore, Mile Janakievski u arrestua për shpërdorim detyre, njoftoi media maqedonase.
Me Janakievskin u morr dhe Dimitar Dimovski dhe Dejan Mitevski, anëtarë të partisë kryesore opozitare VMRO-DPMNE.
Ish-anëtar i kabinetit të Nikola Gruevskit, ndaj tij është ngritur një akuzë penale për abuzim me nënshkrimin e katër kontratave të tokës shtetërore.
Prokuroria maqedonase kërkon arrestim për të gjithë të paditurit, thuhet në akuzë.
Prokuroria gjithashtu kërkon që të merren masa për të siguruar pretendimet pronësore në shumën e dëmit të shkaktuar.
Sipas mediave maqedonase, vlerësohet se dëmi arriti në 120 milionë denarë (dy milionë euro).
Këto janë efektet e ngritjes së Prokurorisë Speciale pak vite më parë në Maqedoni. Këtë pritet të bëjë SPAK në Shqipëri. /tesheshi.com/