Francezët nuk mbështesin protestat e lëvizjes së “jelekverdhëve” dhe duan që ata të ndalen, sipas një studimi të publikuar nga Journal du Dimanche.
Që nga fillimi i protestës, “jelekverdhët” po humbasin mbështetjen në popullsi, dhe tani 52% besojnë se protestat duhet të ndalen.
Në janar, “vetëm” 37 për qind e francezëve ishte për t’i dhënë fund protestës.
Aktualisht, vetëm 24 për qind e francezëve mbështesin “jelekverdhët”, tregon një sondazh i ri.
Qytetarët, siç tregon hulumtimi, po distancohen gjithnjë e më shumë nga protestat ndaj sjelljes, dhunës dhe kostove të shkaktuara nga shteti.
Gazeta thotë se pak njerëz dalin nga protestat, gjë që tregon qartë dhe më pak mbështetje nga qytetarët.
Protestat e “jelekverdhët” u nisën tre muaj më parë për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve me politikat e presidentit Emanuel Macron dhe vazhduan pavarësisht nga lëshimet e autoriteteve franceze duke pranuar kërkesa të shumta nga demonstruesit. /tesheshi.com/