Socialistët qeverisës të Spanjës fituan zgjedhjet e treta të vendit në katër vjet, por kanë humbur shumicën që kishin. Partia e kryeministrit Pedro Sanchez morri vetëm 29% dhe do të ketë nevojë për ndihmën e partive të vogla, ose atyre të qendrës së djathtë.
Për herë të parë që kur pushteti ushtarak përfundoi në vitet 1970, një parti e ekstremit të djathtë do të hyjë në parlament. Partia djathtiste Vox kundërshton multikulturalizmin, migrimin, dhe atë që e quan “feminizëm radikal”.
Historia tjetër e madhe e zgjedhjeve ishte rënia në mbështetje e Partisë Popullore (PP), e cila qeveriste Spanjën derisa ajo u largua nga pushteti në maj 2018 me një votim mosbesimi.
Në zgjedhjet më të dobëta ndonjëherë, PP fitoi vetëm 66 vende, nga 137 sa kishte në parlamentin e mëparshëm. Pjesëmarrja ishte 75.8%, më e madhja për disa vite dhe 9% më e lartë se zgjedhjet e mëparshme në vitin 2016. /tesheshi.com/