Zyra statistikore e Sllovakisë tha se Chaputova, nga 98 përqind vota të hedhura në kuti, fitoi 58 përqind, ndërsa kundërshtari i saj Marosh Shefçoviç fitoi 42 përqind të votave.
Shefçoviç, nënkryetari i Komisionit Europian, u tha gazetarëve se ai kontaktoi Chaputova-n dhe e përgëzoi për fitoren.
Presidentja e re e Sllovakisë është 45 vjeçe. E divorcuar kohë më parë ajo ka dhe dy fëmijë. Politikisht, ajo është anëtare e Partisë Liberale Progresive sllovake, e cila si për paradoks nuk ka përfaqësues parlamentarë.
Në një vend ku martesat e të njëjtit seks dhe adoptimi i fëmijëve janë ende të paligjshme, qëndrimet e saj liberale promovojnë të drejtat e LGBT. /tesheshi.com/